Harpa
Harpa Harpa është një instrument që lëshon tinguj nga pickimi i telave me gishtat e dorës. Renditja e telave është graduale në mënyrë të tillë që notat që ekzekutohen të jenë të njëpasnjëshme si në një shkallë. Kemi disa lloje harpash në varësi të formës së tyre; Harpë e harkuar, harpë këndore dhe harpë me korrnizë në formë trekëndëshi. Një harpë moderne që përdoret në orkestra të muzikës klasike ka 46 tela dhe gjashtë oktava e gjysëm. Harpa harkore vjen prej kohës së Egjiptit të lashtë Harpa me korrnizë filloi të perhapet në Europë në shekullin e 9- të dhe me disa rregullime ajo u quajt “harpa unike”. Pothuajse menjëherë pas emertimit të “harpes unike”, doli një version i ri që u quajt “harpa irlandeze”. Harpat në periudhën e mesjetes ishin më të vogla se harpat e tjera.