Mirika
Mrika” Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operës. Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, përfundimisht më 27 nëntor bëhet prova e përgjithshme. Kurse më 1 dhjetor 1958 u bë shfaqja e operës e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë. Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. A...