Posts

Showing posts with the label Violonçel

Violonçel, Kontrabas

Image
Violonceli (Cello)       Violonceli është një instrument që i përket gjithashtu familjes së harqeve. Dhe violonceli ka formën e violinës por është shumë më i madh. Instrumentisti i violoncelit rri ulur gjatë ekzekutimit. Gjithashtu violonceli ka 4 tela që nxjerrin tinguj nga gërvishja e harkut me to kur instrumentisti lëviz gishtat në tastierë. Diapazoni i violoncelit është me shumë se katër oktava; Historia: Gjurmët e para të violoncelit përsëri vijnë nga Italia dhe datojnë në vitin 1560 kur u prodhua nga mjeshtri i violinave Andrea Amati. Deri në shekullin e 18- të, violonceli thjesht luante partin e basit në një orkester vetëm pjesërisht dhe në ndonjë rast deri në fund. Vetëm përgjatë stilit Barok, kompozitorë si Antonio Vivaldi dhe Luigi Boccherini shkruajtën muzikë për violoncel solo. Në shekullin e 19- të u shkrua gjërësisht për violoncel nga Johanes Brahms dhe Antonin Dvorak. Kompozitorë të njohur si Sergei Prokofiev dhe Dmitri Shostakovich ngriten vlerën e instru...