Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani.
Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani. Zhvillimi i muzikës shqiptare, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ka pësuar një zhvillim jo-linear. Studiuesit kanë bërë të pamundurën për të ndriçuar rrugën e zhvillimit muzikor të përshkruar, duke promovuar në këtë mënyrë "kohën ne heshtje" të kësaj muzike. Nga Antikiteti deri në Shekullin XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga kohërat më të errëta, jo vetëm për sa i përket të dhënave për zhvillimet muzikore, por edhe më gjerë. Kuptohet që gjembaç i trashë i errësirës shekullore copëtohet nga rrezet e dritës, të cilat ndriçojnë punën e muzikantëve tanë, ndër të cilët dallojmë emrat e Niket Dardan (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), të dy profetë , një katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet e kultit fetar, një vend i përbashkët nga i cili zunë vendin e tyre edhe veprat më të hershme të letërsisë sonë. Fun...