Posts

Showing posts with the label ramadan sokoli

Ramadan Sokoli

Image
Ramadan Sokoli (Shkodër, 14  qershor 1920 - Tiranë, 12 mars 2008) qe  muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe  etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si  njëri prej studiuesve më të mëdhenj të  muzikës shqiptare dhe ballkanike Ramadani u mor pa ndërprerje me studime  në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke  arritur të bëhet një nga personalitetet  kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në  Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë  lëndësh të ndryshme si flaut, folklor  muzikorë, harmoni, histori muzike, teori  solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij  u përfshi në programin mësimor të shkollave  të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për  të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat  studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai  ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të  Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur  dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me  instrumente të larmishm...