Verizmi, karakteristikat e rrymës dhe përfaqësuesit e saj
u Në opera, ‘ Verizmi ’ ( italisht për " realizëm ", nga vero , që do të thotë " i vërtetë ") ishte një traditë operistike post- romantike që përmbledh krijimtarinë e kompozitorëve italianë si Pietro Mascagni, Ruggero Leoncavallo, Umberto Giordano, Francesco Cilea dhe Giacomo Puccini. u Verismo si zhanër operistik e kishte zanafillën e tij në lëvizjen letrare italiane me të njëjtin emër . Ashtu si natyralizmi , lëvizja letrare verismo u përpoq ta portretizojë botën me realizëm më të madh . Duke vepruar kështu , autorët e verizmit italianë si Giovanni Verga pasqyruan në veprat e tyre edhe për jetën e të varfërve , që në përgjithësi nuk kishte qënë temë e përshtatshme më parë . u Zhanri arriti kulmin në fillim të viteve 1900, dhe zgjati në vitet 1920. u Operat e ‘ Verizmit ’ nuk përqëndruan te perënditë , figurat mitologjike , ose mbretërit dhe mbretëreshat , por tek njer...