Posts

Showing posts with the label kori i NISH it

Asambli ‘Myzeqeja, kori i NISH it

Image
Kori i NISH – prodhimi (ndërmarje shtetërore para viteve ‘90) Në drejtimin e dirigjentit Jani Tase ky formacion zhvilloi aktivitetin e tij në vitet 1960 deri në fundin e viteve 1980. Ky formacion ishte organizuar në bazë ndermarrjeje por në të mund të merrnin pjesë edhe punonjës të ndermarrjeve afër ‘Nish prodhimit’.  Kori ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore në qytet dhe është vlerësuar me cmime në organizimet e përvitshme të koreve të ngjashëm në gjithë Shqipërinë. Pas privatizimit të ndermarrjes pas viteve 90 nuk kemi më një formacion të tillë. Asambli ‘Myzeqeja ’ Një formacion i cili sot është brenda institucionit të QKF. Asambli i qytetit Fier   fillimet i ka në vitin 1968 me këngëtarët e njohur të qytetit Timo Lule, Lefteri Sillo, Kiu Poro, Sotiraq Hodo.  Sot ky asambël ka një formacion orkestral (fizarmonikë, llahutë, violinë, 2 klarineta, def, daulle) dhe disa këngetarë solistë, gjithashtu dy grupe polifonike cam dhe mallakarst...