Banda frymore e qytetit Fier
Hyrje Fillimet. Në qytetin e Fierit ka dokumente të cilat tregojnë historinë e formacioneve të ndryshme muzikore ndër vite. 1864 është viti i krijimit të qytetit nga disa tregtarë kryesisht nga Berati të cilët tërhoqën edhe një pjesë të mirë të instrumentistëve të asaj kohe. Në fillim vitet 1900 zonat rreth e rrotull qytetit të ri patën një ndikim të fortë në kulturën e re muzikore që po zhvillohej në qytet (fshatrat janë shumë afër qytetit). 1945- 1990 janë vite në të cilat u konsoliduan shumë institucione kulturore ndër të cilat ‘Shtëpia e Kulturës’, më vonë ‘Pallati i Kulturës’, ‘Shtëpia e Pionierit’, Asambli ‘Myzeqeja’, asamble të tjera, Shkolla Artistike ‘Jakov Xoxa’, teatri ‘Bylis’ e të tjerë. Sot. Grupe të ndryshme muzikore si orkestra e harqeve të shkollës së muzikes, kuartete, trio, grupi fol- klasik , orkestrina të nryshme kore të shkollave 9- vjecare të qytetit, asamble folklorike për fëmijë, cicerima folklorike me repertor klasik dhe modern e të...