Bela Bardok
51. Jeta 52. Drejtimet kryesore të krijimtarisë së Viktor János Bartók (25 Mars 1881- 26 Shtator 1945) Kompozitor hungarez, pianist dhe etnomuzikolog. Ai konsiderohet një nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të; ai sëbashku me Franz Liszt vlerësohen si kompozitorët më të mëdhenj të Hungarisë. Përmes punëve të tij dhe studimit analitik të muzikës popullore, ai ishte një nga themeluesit e muzikologjisë krahasuese, e cila më vonë u bë etnomuzikologji. Bartoku pasi mbaron gjimnazin filloi të kompozojë, I frymëzuar prej veprave të Johanes Brahmsit dhe Ernst von Dohnanit Më 1903, krijoi poemin simfonik kushtuar lëvizje çlirimtare hungareze, "Kosut" (Kossuth), më pas krijoi "Rapsodi për piano dhe orkestër op.1". Më 1907, Bartoku emërohet profesor i pianos në akademinë e Budapestit. Harmonia e përdorur, tingujt e qartë, ritmet e shpejta për të dhe ndonjëherë tingëllime agresive, k...