Llojet e lëvizjes së zërave
Lëvizje graduale ose e qetë e zërave është lëvizja në intervalet, primë, sekondë, tercë. Lëvizje me kapërcim është lëvizja e zërave në intervalet kuartë, kuintë, sekstë etj. Lëvizja e përbashkët e zërave mund të jetë e drejtë (lëvizja në një drejtim ose paralel), e kundërt (në drejtime të kundërta), e tërthortë (kur njëri zë qëndron në vend dhe tjetri lëviz).