Posts

Shkalla fa#+, ndërtimi

Image
Shkalla fa#+ka 6# në notat fa, do, sol, re, la, mi.  Atë e gjejmë duke u ngjitur 5 nota ose tre tonë e gjysëm nga shkalla me 5#, si+ ose duke u ngjitur gjysëm toni nga diezisi i 6-shtë, mi-fa#, gjysmatonet janë në gradët 3-4, 7-8 në notat la#-si dhe mi3-fa#. Më poshtë kemi ndërtimin e kësaj shkalle.        1    2    3 - 4     5    6    7  - 8 Kopjojmë shkallën në pentagramin poshtë pasi të keni vendosur së bashku me mësuesin tonet dhe gjysmatonet. 

Septakordi dhe llojet e tij

Image
Septakordi është përmbysja e parë e kuintakordit, pra nëse kuintakordi është do-mi-sol, septakordi është mi-sol-do, më poshtë kemi shembuj të kuntakordit A5 dhe septakordit A6.                A6+  =3-, 3+    a6-= 3+, 3-   A6+  =3-, 3+     Ndertojmë septakordet maxhore dhe minore nga notat fa, sol, la, si, re. 

Kohët e përziera 12/4 dhe 12/8

Image
Kohët 12/4 dhe 12/8. Kohë të perziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 12/4=7/4+5/4 ose 5/4+7/4, koha 12/8=5/8+7/8 ose 7/8+5/8  Kohët 12/4 dhe 12/8. Koha 12/4=7/4+5/4, ky është variant kur 7/4 është në fillim, kemi dhe variantin tjerër kur 7/4 është në fund. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 12/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 12/8=7/8+5/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8 qe eshte e vendosur Brenda kohëve 5/8 dhe 7/8, sidomos tek koha 12/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë. Kohën 12/8 e kemi dhe me një emërtim tjetër si kohë e përbërë, kur ajo është kohë e përbere ajo ekzekutohet 3/8+3/8+3/8+3/8. Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  9/4, 9/8, 9/4, 9/8

Kohët 9/4 dhe 9/8

Image
Kohët 9/4 dhe 9/8. Kohë të perziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 9/4=5/4+4/4 ose 4/4+5/4, koha 9/8=4/8+5/8 ose 5/8+4/8  Kohët 9/4 dhe 9/8. Koha 9/4=5/4+4/, ky është variant kur 5/4 është në fillim, kemi dhe variantin tjerër kur 5/4 është në fund. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 9/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 9/8=5/8+4/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 9/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë. Kohën 9/8 e kemi dhe me një emërtim tjetër si kohë e përbërë, kur ajo është kohë e përbere ajo ekzekutohet 3/8+3/8+3/8. Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  9/4,

Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4, 7/8

Image
Kohët 5/4 dhe 5/8. Kohë të përziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 5/4=3/4+2/4 ose 2/4+3/4, koha 5/8=2/8+3/8 ose 3/8+2/8  Kohët 7/4 dhe 7/8. Koha 7/4=2/4+2/4+3/4, ky është variant kur ¾ është në fund, kemi dhe dy variante të tjera kur ¾ është në fillim dhe në mes pra 3+2+2 dhe 2+3+2. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 7/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 7/8=3/8+2/8+2/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 7/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë.  Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  7/4, 7/8, 5/4, 5/8 Plotëso tabelën më poshtë me figurat ritmike që keni mësuar në masat me poshtë. 5/4

Ndërtimi i D5 dhe D7

Image
Akordi i dominantës D5 është akordi që ndërtohet nga gradi i pestë i shkallës në rastin e tonalitetit do+ gradi i pestë është nota sol, pra akordi fillon ndërtimin nga nota sol. Ai ka në bazë të tij një kuintakord maxhor pra sol-si-re, A5-a maxhor përbëhet nga një tercë maxhore dhe një tercë minore, ky akord quhet domimantë sepse gradi i pestë është dominues si tingull dhe quhet kuintakord sepse nga nota e parë në të tretën kemi largesinë e kuintes së pastër sol- re.  D5= 3+, 3- D5 do+ D5 fa+ D7 dominantë septakordi fillon gjithashtu nga gradi i pestë ë shkallës pra nota sol për rastin e shkallës do+, në rastin e D7 sipër akordit të D5 shtojmë dhe një tercë minore dhe gjithë akordi D7 është sol-si-re-fa, pra 3+-3—3-. D7 është një akord i rëndësishëm pasi ka dhe 3 përmbysje të tjera D5/6, D3/4 dhe D2. Në bazë të shembullit ndërtojmë akordet  sipas tonaliteteve të mëposhtme.  D7 do+ D7 fa+ D7=3+, 3-, 3- Ndërto A5 dhe A7 të tonaliteteve sol+, re+, fa+ dhe sib+....

Misturat live elektronike, libe mizika, kompjuterike.

Image
Misturat live, elektronike, live, muzika kompjuterike. Muzika elektronike që në fillimet e saj ndjeu nevojën e gërshetimit me interpretimin live. Pak partitura kemi nga muzika elektronike, ndër to studi 2 te Shtokauzen. Muzika elektronike live u zhvillua duke lëvizur shpejtësinë e shiritit të inçizuar. Muzika elektro akustike u ndihmua nga sintetizatorët portativë. Etoni kompozoi disa vepra me dramaticitet të lartë për soprano shoqëruar nga një asambël i vogël orkestral. Në fillim vitet 70 kjo muzike mori një hov të ri. Muzika për kompjuter, adaptimet e programeve te Matiusit për kompjuter bënë të mundur rritjen e cilësisë së tingullit dhe mundësuan lidhjen e tij me sintetizatorin. ICRAM istituti ibfamshëm francez i njohur për kërkimet në fushën e muzikës kompjuterike.