Posts

Tabela e akordeve A6, A6 ,A6/4, D7, D 3/4, D2

Image
Tabela e akordeve A6, A6 ,A6/4

Tabela e intervaleve të thjeshtë

Image
Tabela e intervaleve të thjeshtë

Shkalla fa#+, ndërtimi

Image
Shkalla fa#+ka 6# në notat fa, do, sol, re, la, mi.  Atë e gjejmë duke u ngjitur 5 nota ose tre tonë e gjysëm nga shkalla me 5#, si+ ose duke u ngjitur gjysëm toni nga diezisi i 6-shtë, mi-fa#, gjysmatonet janë në gradët 3-4, 7-8 në notat la#-si dhe mi3-fa#. Më poshtë kemi ndërtimin e kësaj shkalle.        1    2    3 - 4     5    6    7  - 8 Kopjojmë shkallën në pentagramin poshtë pasi të keni vendosur së bashku me mësuesin tonet dhe gjysmatonet. 

Septakordi dhe llojet e tij

Image
Septakordi është përmbysja e parë e kuintakordit, pra nëse kuintakordi është do-mi-sol, septakordi është mi-sol-do, më poshtë kemi shembuj të kuntakordit A5 dhe septakordit A6.                A6+  =3-, 3+    a6-= 3+, 3-   A6+  =3-, 3+     Ndertojmë septakordet maxhore dhe minore nga notat fa, sol, la, si, re. 

Kohët e përziera 12/4 dhe 12/8

Image
Kohët 12/4 dhe 12/8. Kohë të perziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 12/4=7/4+5/4 ose 5/4+7/4, koha 12/8=5/8+7/8 ose 7/8+5/8  Kohët 12/4 dhe 12/8. Koha 12/4=7/4+5/4, ky është variant kur 7/4 është në fillim, kemi dhe variantin tjerër kur 7/4 është në fund. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 12/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 12/8=7/8+5/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8 qe eshte e vendosur Brenda kohëve 5/8 dhe 7/8, sidomos tek koha 12/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë. Kohën 12/8 e kemi dhe me një emërtim tjetër si kohë e përbërë, kur ajo është kohë e përbere ajo ekzekutohet 3/8+3/8+3/8+3/8. Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  9/4, 9/8, 9/4, 9/8

Kohët 9/4 dhe 9/8

Image
Kohët 9/4 dhe 9/8. Kohë të perziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 9/4=5/4+4/4 ose 4/4+5/4, koha 9/8=4/8+5/8 ose 5/8+4/8  Kohët 9/4 dhe 9/8. Koha 9/4=5/4+4/, ky është variant kur 5/4 është në fillim, kemi dhe variantin tjerër kur 5/4 është në fund. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 9/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 9/8=5/8+4/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 9/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë. Kohën 9/8 e kemi dhe me një emërtim tjetër si kohë e përbërë, kur ajo është kohë e përbere ajo ekzekutohet 3/8+3/8+3/8. Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  9/4,

Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4, 7/8

Image
Kohët 5/4 dhe 5/8. Kohë të përziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 5/4=3/4+2/4 ose 2/4+3/4, koha 5/8=2/8+3/8 ose 3/8+2/8  Kohët 7/4 dhe 7/8. Koha 7/4=2/4+2/4+3/4, ky është variant kur ¾ është në fund, kemi dhe dy variante të tjera kur ¾ është në fillim dhe në mes pra 3+2+2 dhe 2+3+2. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 7/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 7/8=3/8+2/8+2/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 7/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë.  Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  7/4, 7/8, 5/4, 5/8 Plotëso tabelën më poshtë me figurat ritmike që keni mësuar në masat me poshtë. 5/4