Kohët e përbëra dhe kohët e përziera
Kohë të përbëra janë ato kohë të cilat përbëhen nga bashkimi i dy ose më shumë lëvizjeve (masave) të njëjta, të thjeshta. Kohë të përbëra binare quhen masat që formohen nga bashkimi i masave të thjeshta në dy lëvizje. 2/4+ 2/4= 4/4, 2/8+ 2/8= 4/8 etj. Kohë të përbëra trinare quhen ato kohë që formohen nga bashkimi i 2 ose më shumë masave me tre lëvizje, ¾+ ¾= 6/4, 3/8+ 3/8= 6/8 etj.
Kohët e përziera
Kohët e përziera përbëhen nga bashkimi i dy ose më shumë lëvizjeve të ndryshme (trinare 3/8 ose binare 2/8). Kohët e përziera e kane theksin në lëvizjen trinare. Kohë të përziera janë 2/8+ 3/8= 5/8 (mase me 5 lëvizje), 2/8+ 2/8+ 3/8= 7/8 (masë me 7 lëvizje). Kemi dhe masën (kohën) me 9 levizje 2+2+2+3/8=9/8.
Comments
Post a Comment