Posts

Showing posts from January, 2023

Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4,

Image
Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4, 7/8 Kohët 5/4 dhe 5/8. Kohë të përziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 5/4=3/4+2/4 ose 2/4+3/4, koha 5/8=2/8+3/8 ose 3/8+2/8  Kohët 7/4 dhe 7/8. Koha 7/4=2/4+2/4+3/4, ky është variant kur ¾ është në fund, kemi dhe dy variante të tjera kur ¾ është në fillim dhe në mes pra 3+2+2 dhe 2+3+2. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 7/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 7/8=3/8+2/8+2/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 7/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë.  Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  7/4, 7/8, 5/4, 5/8 Plotëso tabelën më poshtë me figurat ritmike që keni mësuar në masat me poshtë.

D5 dhe D7

Image
Akordi i dominantës D5 është akordi që ndërtohet nga gradi i pestë i shkallës në rastin e tonalitetit do+ gradi i pestë është nota sol, pra akordi fillon ndërtimin nga nota sol. Ai ka në bazë të tij një kuintakord maxhor pra sol-si-re, A5-a maxhor përbëhet nga një tercë maxhore dhe një tercë minore, ky akord quhet domimantë sepse gradi i pestë është dominues si tingull dhe quhet kuintakord sepse nga nota e parë në të tretën kemi largesinë e kuintes së pastër sol- re.  D5= 3+, 3- D5 do+ D5 fa+ D7 dominantë septakordi fillon gjithashtu nga gradi i pestë ë shkallës pra nota sol për rastin e shkallës do+, në rastin e D7 sipër akordit të D5 shtojmë dhe një tercë minore dhe gjithë akordi D7 është sol-si-re-fa, pra 3+-3—3-. D7 është një akord i rëndësishëm pasi ka dhe 3 përmbysje të tjera D5/6, D3/4 dhe D2. Në bazë të shembullit ndërtojmë akordet  sipas tonaliteteve të mëposhtme.