D5 dhe D7
Akordi i dominantës D5 është akordi që ndërtohet nga gradi i pestë i shkallës në rastin e tonalitetit do+ gradi i pestë është nota sol, pra akordi fillon ndërtimin nga nota sol. Ai ka në bazë të tij një kuintakord maxhor pra sol-si-re, A5-a maxhor përbëhet nga një tercë maxhore dhe një tercë minore, ky akord quhet domimantë sepse gradi i pestë është dominues si tingull dhe quhet kuintakord sepse nga nota e parë në të tretën kemi largesinë e kuintes së pastër sol- re.
D5= 3+, 3-
D5 do+ D5 fa+
D7 dominantë septakordi fillon gjithashtu nga gradi i pestë ë shkallës pra nota sol për rastin e shkallës do+, në rastin e D7 sipër akordit të D5 shtojmë dhe një tercë minore dhe gjithë akordi D7 është sol-si-re-fa, pra 3+-3—3-. D7 është një akord i rëndësishëm pasi ka dhe 3 përmbysje të tjera D5/6, D3/4 dhe D2. Në bazë të shembullit ndërtojmë akordet sipas tonaliteteve të mëposhtme.
Comments
Post a Comment