Tabela e çelësave
a. Deri tani kemi mësuar vetëm dy çelsa, ato janë çelësi i solit dhe çelësi i basit, ai i solit merr emrin sepse fillon nga vija e dytë e
pentagramit nota sol dhe i basit ose çelësi i fa-së sepse fillon në vijën e
katërt të pentagramit në noten fa.
b. Sot do të marrim dy çelësa të tjerë të rëndësishëm në leximin
dhe këndimin muzikor dhe që duhet të njihen nga instrumentistët e ndryshem pasi
mund të kemi parte me keto çelësa për të lexuar apo luajtur. Të dy çelsat kanë të njëjtën formë por nga vendi në të cilin vendosen në
pentagram apo midis dy pentagrameve marrin emërtime të ndryshme.
c. çelësi i tenorit shkruhet në vijën e katërt të pentagramit dhe vija e
katërt ka emrin do kur përdoret ky çelës, ky çelës përdoret për të mos shkruar notat me shumë vija ndihmëse lart pentagramit.
Ky çelës përdoret nga instumentet e violës, fagotit, violoncelit,
kontrabasit si dhe kengetareve tenor.
Do re mi fa sol la
d. çelësi i do-së quhet sepse nota do është e përbashket për të dy pentagramet, pra nota do me çelësin e solit poshtë pentagramit me notën do me çelsin e basit lart pentagramit si në shembullin e mëposhtëm. Notat në pentagramin lart lexohen me çelësin e solit dhe në pentagramin poshtë me çelësin e basit.
Comments
Post a Comment