Rëndësia e diafragmës/ zërit
Rëndësia e diafragmës/ zërit
Diagragma në trupin e njeriut është një masë muskulore që ndan kraharorin nga organet e tjera. Funksioni i saj është jo vetëm për ndarjen e këtyre dy pjesëve të rëndësishme të trupit, ajo ndihmon edhe në frymëmarrje dhe frymënxjerrje. Ajo ndihmon kryesisht këngetarë, instrumentistë fryme dhe oratorë të cilët për një kohë të gjatë duhet të përdorin sistemin e frymëmarrjes (më gjatë se njerëzit e tjerë) përdorimi i duhur i saj ndihmon njerëzit që kanë profesionet e sipërpërmendura.
Për një përdorim sa me efikas të diafragmës duhet të kemi parasysh:
Frymë- marrje (me gojë), frymë- nxjerrje (me gojë) të kontrolluar (ritmike dhe në përshtatje me partet apo fjalimin e përgatitur, ndjekjen e një ritmi të caktuar dhe nxitimin e tij apo ngadalësimin në rastet e nevojshme. Marrja dhe nxjerrja e frymës në varësi të rasteve kur na duhet të përdoret mund të bëhet e shpejtë- mesatare- ose e ngadaltë).
Ushtrimi i përditshëm, kryesisht në mëngjes (rekomandohet esëll, pasi diafragma fillon zgjerimin, në ushtrimet e para shtrirë e më pas në këmbë, të tre ushtrimet mund të zgjasin deri në 10 minuta në varësi të kohës cilësohet më i rëndësishmi nga ushtrimet pas javës së parë vetëm ushtrimi në kembë).
Ushtrimi në vazhdimësi përgjatë ditës, pas drekës edhe mbasdite për të paktën gjysëm orë gjithsej (fillimisht në ditët e para me seanca nga 5 minuta gjithsej 30 minuta mbasdite- darkë).
Ushtrimi 1, presioni i vogël s e lehtë, presioni i madh s e fortë, për të dyja rastet s- ja zgjat ritmikisht në të njëjtën gjatësi (sqarohet praktikisht, zgjatja numërohet me numra nga 1 e deri sa të zgjasë tingulli pa u lodhur ai që ushtrohet, pika 5).
Ushtrimi 2, zgjatja e tingullit (s, fjalisë apo këndimit, duhet patur parasysh që ndërtimi i fjalisë kur është i gjatë të ketë të paktën presje në mungesë të pikave për frymëmarrje)
Ushtrimi 3, shtrirë në një hapsirë horizontale me libra sipër në bark, marrim frymë dhe e mbajmë disa sekonda përpara se ta nxjerrim. Marrim frymë dhe e nxjerrim menjëhere (disa herë). Marrim frymë dhe e nxjerrim me ngadale (disa herë).
Ushtrimi 4, pasi kemi hapur këmbët aq sa janë shpatullat përkulemi përpara në 90 gradë me duart në bel dhe marrim frymë me diafragëm (ushtrimi zgjat fillimisht deri kur na merren mendtë dhe nëse ndodh kjo bëjmë pushim, këtë e bëjme disa herë në varësi të gjendjes fizike dhe lodhjes nga ky ushtrim, bëjmë pushim kur lodhemi dhe e përsërisim disa herë, kjo mund të ndodhë në hapsirat midis shkrimit apo punës në kompjuter).
Ushtrimi 5, duke ecur me hapa të ngadaltë marrim frymë dhe flasim osë këndojmë duke praktikuar llogaritjen e frymëmarrjes, nëse nuk është mundësia të ecim, mund edhe të qëndrojmë në këmbë.
Ushtrimet vazhdojnë sipas kësaj rradhe ose duke u alternuar me njëri- tjetrin, ushtrimi që mund të përdoret në vazhdimësi deri kur jemi të sigurtë që e kemi kuptuar siç duhet frymëmarrjen me diafragëm është ai i mëngjesit esëll (pa ngrënë) deri në 10 minuta.
Këshilla për ruajtjen e zërit, pjesë e sistetemit të frymëmarrjes, përdorimi i zërit si instrumenti më i sofistikuar i njeriut.
Ruajtja e zërit, kryesisht nga ftohja apo ngjirja e tij, ai është një instrument shumë i rëndësishëm dhe i komplikuar në funksion të jetës së njeriut e për rrjedhim duhet të tregojmë një kujdes të madh duke u kujdesur (termus me çaj të vakët përpara të folurit në publik, ngrohja e zërit duke folur minimumi 2 ose tre minuta në varësi të rasteve, pa ndërprerje, kjo na ruan nga kikset dhe për një kontroll më të mirë të tij).
Ushtrimi ne kushtet e shtëpise, mund të përsëritet kryesisht në mëngjes, kohë në të cilën zëri nuk është përdorur duke përsëritur një pjesë (2 strofa vjershe ose 3 fjali, një herë me zë të ulët, mesatar dhe në fund pak më të lartë). Duhet të kihet kujdes që zëri të mos jetë i çjerrë sidomos kur është i lartë, duhet të jetë i plotë dhe kumbues (shembull).
Tonaliteti i zërit, secili prej nesh flet në të njëjtin tonalitet që e ka personal të tijin ashtu siç ka edhe karakteristika të tjera që na dallojnë nga njëri- tjetri, është mirë që nëse flasim në tonalitete të ndryshme, të gjejmë tonalitetin tonë, të ushtrohemi dhe të flasim gjithmonë në këtë tonalitet pra atje ku ndihemi rehat dhe në të cilin publiku pret të na dëgjojë (një nga kujtesat më të mira të njeriut përveç asaj vizive, të nuhatjes është ajo tingullore, muzikore pra tonaliteti në të cilin është tingulli, e folura, melodia, pra ne e dallojmë zërin e dikujt edhe po nuk e pamë se kush është).
Frymemarrja. Ushtrimi për një frymemarrje të qetë edhe kur do na duhet të bëhet shpejt ëshë i rëndësishëm së pari për të qetësuar vet (për ti krijuar siguri) folësin e më pas edhe publikun e që dëgjon, ritmi i të folurit dhe frymëmarrja e qetë janë elementë të rëndësishëm në garantimin e suksesit në të folurin publik.
Ritmika ashtu si ritmi i të ecurit që secili prej njerëzve e ka të ndryshme edhe e folura nga një folës tek tjetri ndryshon. Këshillohet që folësi të ruajë ritmin e tij të zakonshëm, në shumicën e rasteve ritmi mesatar është më i përshtatshmi pasi e folura në këtë ritëm edhe më e kuptueshme dhe më e qartë për publikun. E folura në ritëm mesatar ruan edhe folësin nga lapsuset, ndihmon në shqiptimin e saktë të fjalëve, të kuptueshëm, kontrollin më të mirë të frymëmarrjes, interpretimin (zë i fortë e i plotë kur duhet dhe zë më i butë e i ngrohtë ku flasim për gjera të cilat kanë të bëjnë me ndjeshmerinë e lartë të publikut).
Gjestikulacioni (bindës), hapja e duhur e gojës (as shumë e madhe as e vogël, të dyja ndikojnë në shqiptimin jo të duhur të fjalëve), shqiptimi i pastër i fjalëve apo rrokejve, theksimi i fjalës më të rëndësishme në fjali (nuk duhet të nënvleftësohet asnjë fjalë nga ana drejshqiptimore, theksimi i duhur i rrokjeve, theksimi i gërmës që ka theksin në fjalë ndihmon).
Teknika të ngrorhjes së zërit (me zë të ulët kur kemi publik afër në një ambjent të mbyllur ose me zë të ulët kur nuk kemi mundësi, flet për të paktën 3 ose 4 minuta pa ndërprerje, në këtë mënyrë kemi kryer ngrohjen e zërit duke eleminuar kikset, pra rreshkitjet e padëshiruara të zërit).
Ruajtja dhe kujdesi për zërin duke e mbajtur atë gjithmonë të gatshëm dhe nën kontroll, duke mos e ngjirur, duke ndërthurur ushtrimet e mësipërme në praktikë, duke mos abuzuar me përdorimin e tepërt të tij (zërit, pra kur nuk është e nevojshme të flasë folësi mund të alternohet me folës të tjerë, pra parashikimi dhe ruajtja e zërit të folesit kur ka shumë ngarkesë me të tjerë), ushtrime me theksimin e zanoreve, rrokjeve të caktuara ose përsëritja e tekstit (me ndadalë, disa herë, pas përsëritjes disa herë, e provon ne ritmin e duhur, duke dëgjuar këshillat e stafit). Kujdesi dhe përdorimi i zërit është një proces i cili fillimisht mund të duket i vështirë por kur e mëson bëhet pjesë e jotja dhe e përdor ashtu siç duhet.
Lirshmëria, është një element i domosdoshëm në përdorimin e zërit. Bashkë me lirshmërinë fizike vjen edhe lirshmëria e zërit, një zë i lirshëm është një zë që rri në një trup të lirshem jo në një trup të kontraktuar (gjymtyrë të kontraktuara të shtrënguara të cilat i krjijojnë kontraktim dhe siklet folësit, i cili i përcillet publikut). Ushtrime të lirshmërisë së trupit janë tundja e krahëve lehtë dhe hedhje pupthi me majë të gishtave (shembuj praktikë). Duhet konsideruar e folura në publik aq e lirshme sa ç’është e folura e lirë me një shok, shoqe apo mik.
Comments
Post a Comment