Muzika e filmit

Muzika është një mënyrë mjaft e mirë për të përshkruar emocione nëpërmjet tingujve dhe më mirë se çdo gjë e bën këtë në fushën e kinematografisë. Domosdoshmëria e zërit në fillimet e kinemasë ka ecur në rrugë të pashtruara dhe eksperimentale që hap pas hapi ka dhënë rezultatet dhe standartet që kemi sot. Nuk mund të mendohet një film pa një ilustrim muzikor jo vetëm klasik por modern, popular, folkloristik mbështetur në traditat muzikore në mbarë botën nga Europa në Azi dhe nga Amerika në Rusi, në Afrikë dhe Australi. Me zhvillimet e reja të teknologjisë dhe në fushën e muzikës së filmit kemi ndryshime të mëdha në futjen e teknologjisë digjitale, përmirësimin e standarteve të kompozimit, incizimit, përdorimit të sintetizatorëve, muzikës tonale, atonale, eksperimentale etj. Në asnjë medium tjetër nuk mund të gjesh të ndërthurur kaq shumë elementë plotësues si në një film. Autorja ka prekur një pjesë të mirë të zhvillimeve kinematografike duke u bazuar kryesisht tek muzika e filmit në periudhat nga fillimet e kinemasë e deri më sot. Në vazhdim kemi një përmbledhje të shkurtër të ndarjeve kryesore të këtij botimi me vlera për historine e kinemasë botërore.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela