Posts

Showing posts from 2026

Rexhep Qosja për Ismail Kadarenë

Image
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës së vet. Ismail Kadare është një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe. Ai është shkrimtari që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e madhe të letërsisë evropiane dhe botërore. Me romanet, esetë, poezinë dhe publicistikën e tij, ai i dha gjuhës shqipe një përmasë universale dhe i dha kulturës shqiptare një zë të dallueshëm, të dëgjuar dhe të respektuar. Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella. Ne, të dy, secili në anën e vet të...

Romelda Bozhani

Image
Romelda Bozhani,  pas studimeve për Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Tiranë, ka punuar si gazetare në shtypin e shkruar kombëtar rreth viteve dy mijë, si dhe ka punuar në televizionin “Kombi”, në Fier. Prej më shumë se dy dekadash jeton e punon jashtë Shqipërisë, aktualisht në Itali, ku edhe ka studiuar sërish në la Sapienza, kësaj here për kritikë të krahasuar.  Nuk është thjesht nostalgjia, që na bëri ta përfshinim në projektin tonë Solo Intervista, ruajtur për personazhe të veçanta të qytetit tonë. Pasionin për letërsinë, gazetarinë e fjalën në përgjithësi, sot e kësaj dite, ajo e ushtron në forma të ndryshme. Viteve të fundit, i është rikthyer sërish botimit në shtypin shqiptar, brenda e jashtë kufijve dhe, ne, gjetëm rastin t’i merrnim disa mendime.  Duke marrë parasysh interesin jo të vogël, që ka ngjallur kjo intervistë, shfaqur në youtube, te publiku ynë, vendosëm ta publikonim në formë të shkruar.    -Përshëndetje Romelda. Mirë se keni ardhur në Solo Intervi...