Banda frymore e qytetit Fier
Hyrje
Fillimet. Në qytetin e Fierit ka dokumente të cilat tregojnë historinë e formacioneve të ndryshme muzikore ndër vite. 1864 është viti i krijimit të qytetit nga disa tregtarë kryesisht nga Berati të cilët tërhoqën edhe një pjesë të mirë të instrumentistëve të asaj kohe. Në fillim vitet 1900 zonat rreth e rrotull qytetit të ri patën një ndikim të fortë në kulturën e re muzikore që po zhvillohej në qytet (fshatrat janë shumë afër qytetit).
1945- 1990 janë vite në të cilat u konsoliduan shumë institucione kulturore ndër të cilat ‘Shtëpia e Kulturës’, më vonë ‘Pallati i Kulturës’, ‘Shtëpia e Pionierit’, Asambli ‘Myzeqeja’, asamble të tjera, Shkolla Artistike ‘Jakov Xoxa’, teatri ‘Bylis’ e të tjerë.
Sot. Grupe të ndryshme muzikore si orkestra e harqeve të shkollës së muzikes, kuartete, trio, grupi fol- klasik , orkestrina të nryshme kore të shkollave 9- vjecare të qytetit, asamble folklorike për fëmijë, cicerima folklorike me repertor klasik dhe modern e të tjera formacione muzikore.
Banda frymore e qytetit Fier
Banda frymore e qytetit Fier është një institucion i cili zhvillon veprimtarinë e tij prej më shumë se 80 vitesh (83- vjet).
Fieri dokumentohet të ketë pasur kontakt për herë të parë me koncertin e një bande në vitin 1920, kur qyteti u bë një nga promotorët e organizimit të Luftës së Vlorës. Në Fier grumbulloheshin forcat e mobilizuara luftarake që vinin nga krahina të ndryshme të vendit dhe niseshin në luftë. Pikërisht në këto rrethana historike në muajin maj të këtij viti, në Fier erdhi “Afërdita”, formacioni i bandës së shkollës Normale të Elbasanit e dha një koncert për përcjelljen e luftëtarëve në front. Koncerti u dha në ish godinën qeveritare të Bishanakës, në vendin ku sot ndodhet shkolla e muzikës.
Në vitin 1938 Bashkia mori nga Italia instrumentet muzikore dhe filloi përgatitjet për formimin e trupës. Ndërkohë, Komanda e Batalionit “Tomorri” me qendër në Fier, ndërhyri për tu bërë pjesë e kësaj bande, pasi ky formacion do përdorej edhe në ceremonitë e ndryshme ushtarake sipas protokollit të kohës.
Më 14 nëntor 1938 kryetari i bashkisë Osman Hoxha kërkon përgjigje për marrjen në dorëzim të Bandës së Bashkisë, lista e instrumentisteve përmban 27 emra nga të cilët u zgjodhën 16 persona me të cilet u formua formacioni i bandës.
Muaji nëntor i vitit 1938 është data e formimit të bandës muzikore të qytetit të Fierit.
Me pushtimin e vendit nga Italia Fashiste banda nuk e ndërpreu aktivitetin e saj artistik.
Sot banda e qytetit është e angazhuar në të gjitha aktivitetet zyrtare si dhe në konkurset e përvitshme të bandave të Shqiperise që zhvillohet në Gjirokastër.
Comments
Post a Comment