Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani.
Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani.
Zhvillimi i muzikës shqiptare, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ka pësuar një zhvillim jo-linear. Studiuesit kanë bërë të pamundurën për të ndriçuar rrugën e zhvillimit muzikor të përshkruar, duke promovuar në këtë mënyrë "kohën ne heshtje" të kësaj muzike.
Nga Antikiteti deri në Shekullin XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga kohërat më të errëta, jo vetëm për sa i përket të dhënave për zhvillimet muzikore, por edhe më gjerë. Kuptohet që gjembaç i trashë i errësirës shekullore copëtohet nga rrezet e dritës, të cilat ndriçojnë punën e muzikantëve tanë, ndër të cilët dallojmë emrat e Niket Dardan (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), të dy profetë , një katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet e kultit fetar, një vend i përbashkët nga i cili zunë vendin e tyre edhe veprat më të hershme të letërsisë sonë. Fundi i shekullit XV dhe në fillimi i shekullit te 19-të shënuan një periudhë të bashkëjetesës. Kjo duket pak e çuditshme sot, kur fqinjët tanë historikë (p.sh. Italia) themeluan universitetin e parë në botë që lulëzoi në art dhe kulturë, një fakt që ne do të donim të dokumentonim në këto nivele edhe për kulturën tone muzikore.
Muzikanti i parë shqiptar është Niket Dardani, e njohur ndryshe si Ramesiana Niketa, i lindur rreth vitit 340 e.s në Ramesian te Dardanisë.
Ai njihet si një personalitet poliedrik (me njohuri të shumta në shumë fusha), teolog, poet, muzikant dhe mik i ngushtë i Aurel Ambrason. Ai emërohet në moshën 26 vjeç në Ipeshkvinë e Ramesiana. Ndër veprat e tij më të njohura është "Anthem Te Deum Laudamos", e përhapur në Evropë në vitin 525 e.s., vepër në të cilën shumë kompozitorë të njohur si G.B. Lulu, Xh. F. Hendel, J.S. Bach, V.A. Mozart etj, ‘Te Deum’ është një himn, organizimi i të cilit përmban si psalmin ashtu edhe shoqerimin.
Comments
Post a Comment