Verizmi, karakteristikat e rrymës dhe përfaqësuesit e saj
uNë opera, ‘Verizmi’ (italisht për "realizëm", nga vero, që do të thotë "i vërtetë") ishte një traditë operistike post-romantike që përmbledh krijimtarinë e kompozitorëve italianë si Pietro
Mascagni, Ruggero Leoncavallo,
Umberto Giordano, Francesco Cilea dhe Giacomo Puccini.
uVerismo si zhanër operistik e kishte zanafillën e tij në lëvizjen letrare italiane me të njëjtin emër. Ashtu si natyralizmi, lëvizja letrare verismo u përpoq ta portretizojë botën me realizëm më të madh. Duke vepruar kështu, autorët e verizmit italianë si Giovanni Verga pasqyruan në veprat e tyre edhe për jetën e të varfërve, që në përgjithësi nuk kishte qënë temë e përshtatshme më parë.
uZhanri arriti kulmin në fillim të viteve 1900, dhe zgjati në vitet 1920.
uOperat e ‘Verizmit’ nuk përqëndruan te perënditë, figurat mitologjike, ose mbretërit dhe mbretëreshat, por tek njerëzit e thjeshtë jeta e burrit dhe gruas bashkëkohore si dhe problemet e tyre.
uKompozitorët më të famshëm që krijuan vepra në stilin e verizmit ishin Giacomo
Puccini, Pietro Mascagni, Ruggero Leoncavallo, Umberto Giordano dhe Francesco Cilea.
uMegjithatë, kishte shumë veristë të tjerë: Franco
Alfano, Alfredo Catalani, Gustave
Charpentier (Louise), Eugen d'Albert (Tiefland), Ignatz Waghalter (Der Teufelsweg dhe Jugend), Alberto Franchetti, Franco Leoni, Jules Massenet (La Navarraise) , Licinio Refice, Ermanno Wolf-Ferrari
(I gioielli della Madonna), dhe Riccardo Zandonai.
uedhe për Madama Butterfly të Puccini dhe La fanciulla del West. [9]
Për shkak se vetëm katër vepra verismo jo nga Puccini vazhdojnë të shfaqen rregullisht në skenë (Cavalleria rusticana e lartpërmendur, Pagliacci,
Andrea Chénier dhe Adriana Lecouvreur), kontributi i Puccini ka pasur domethënie të përhershme për zhanrin.
Comments
Post a Comment