Violonçel, Kontrabas

Violonceli (Cello)
      Violonceli është një instrument që i përket gjithashtu familjes së harqeve. Dhe violonceli ka formën e violinës por është shumë më i madh. Instrumentisti i violoncelit rri ulur gjatë ekzekutimit. Gjithashtu violonceli ka 4 tela që nxjerrin tinguj nga gërvishja e harkut me to kur instrumentisti lëviz gishtat në tastierë. Diapazoni i violoncelit është me shumë se katër oktava;

Historia:
Gjurmët e para të violoncelit përsëri vijnë nga Italia dhe datojnë në vitin 1560 kur u prodhua nga mjeshtri i violinave Andrea Amati. Deri në shekullin e 18- të, violonceli thjesht luante partin e basit në një orkester vetëm pjesërisht dhe në ndonjë rast deri në fund. Vetëm përgjatë stilit Barok, kompozitorë si Antonio Vivaldi dhe Luigi Boccherini shkruajtën muzikë për violoncel solo. Në shekullin e 19- të u shkrua gjërësisht për violoncel nga Johanes Brahms dhe Antonin Dvorak. Kompozitorë të njohur si Sergei Prokofiev dhe Dmitri Shostakovich ngriten vlerën e instrumentit te violoncelit si nje instrument solo, përgjatë shekullit të 20- të. 

Kontrabasi (String Bass)
      Kontrabasi është i njohur si zëri më i trashë i serisë së instrumenteve të harqeve. Ai është pothuajse sa dyfishi i vëllimit të violoncelit. Instrumentisti rri në këmbë dhe gjithashtu si violina, viola dhe violonceli krijojnë muzikë nga rreshkitja e harkut mbi telat e tastierës që ndryshojnë tingujt nga lëvizja e gishtave. 

Historia:
Kontrabasi është instrument më i vonshëm se pjestarët e tjerë të familjes së harqeve. Përgjatë shekujve të 18- të dhe të 19- të ai është përdorur si një instrument folkflorik në europën lindore. Më vonë muzikantët zbuluan diapazonin e tij të vecantë dhe vlerat e tij në linjën e basit. Ai përdoret në orkester dhe në muzikë dhome. Por suksesin e vërtetë e ka në muzikën jazz.  

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela