Mirika

Mrika” 
Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operës. Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, përfundimisht më 27 nëntor bëhet prova e përgjithshme. Kurse më 1 dhjetor 1958 u bë shfaqja e operës e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë.
Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mrikës, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit të dytë “Oh ! Ç’janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shumë elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtatë vendit të ngjarjes, dialektit të të folurit, veshjes dhe botëkuptimit. Për herë të parë opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova u interpretua nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë në 26 nëntor 1959. Kjo foto e rrallë, e nxjerrë nga arkiva e TKOBAP na risjell të gjallë interpretimin e Marie Krajës, në rolin e Mrikës dhe Ibrahim Tukiçin, në rolin e Dodës. Përsa i përket prinicipit të përgjithshën dramaturgjik, Mrika huazon kryesisht modelin e operas dramatike, ku marrëdhëniet midis personazhev e në konflikt, zhvillohen kryesisht në sfondin e përgjithshëm liriko-dramatik, ku ngjarjet dhe situatat muzikore shtjellojnë hap pas hapi procesin e zgjidhjes së konfliktit. Por në të njëjtën kohë, përshtatur me përmbajtjen e libretit dhe me kërkesat e realitetit të kohës, opera Mrika përmban edhe linja të tjera konflikti, tashmë jo të tipit të operas tradicionale (liriko-dramatike), por të ndeshjes antagoniste (mund të thuhet se kjo linjë paraqitet disi e sforcuar apo e pajustifikuar në pikëpamje të realizimit muzikor). Gjithashtu, funksioni dramaturgjik i arieve e ansambleve, bazohet edhe ai në tipat e njohur tradicionalë Gjuha harmonike e operas është e thjeshtë, kurse orkestra që, në përgjithësi tingëllon e plotë, është kryesisht e rolit shoqërues. Në raste të veçanta ajo bëhet pjesmarrëse aktive për komentimin e zhvillimin e konfliktit të situatave të operas. Problemeve dramaturgjike muzikore të operas kompozitori u ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë. Në vepër dallohen mirë dy sfera intonative që u përkasin dy grupeve të konfliktit një sferë intonacionesh lirike e kënga masive, me të cilat flasin personazhet e veprimit, dhe një sferë nga intonacione që burojnë nga një harmoni minore me septakorde të zvogëluara, me të cilat flasin Gjeta e diversantët. Më të pasur e më interesantë paraqiten heronjtë pozitivë. Ata nuk kanë lajtmotive të veçanta, por në këtë sferë të përbashkët emocionesh, sipas situatës në të cilën ndodhen, secili merr një karakteristikë të veçantë e individuale. Kështu, në kantilenën e gjerë e të qetë të aries së nënë Marës, dallohet zemërgjerësia e dashuria e saj si nënë; në atë të Gjinit, mençuria, urtësia e forca e karakterit shqiptar, në këgën e Ndout thjeshtësia e çiltërsia e malësorit etj. Në operan Mrika ka vetëm një lajtmotiv, kënga e hidrocentralit, i cili megjithëse nuk merr zhvillim ka një kuptim të thellë, pasi shpreh idenë themelore të operas. Personazhi kryesor i operas është Mrika, aria kryesore e saj është në aktin e dytë Oh çjanë këto trazime, e cila jep portretin e plotë të Mrikës me mendimet, shqetësimet dhe ëndërrimet e saj. Në këtë arie, shfaqen më qartë disa nga karakteristikat e gjuhës së Jakovës, që e kanë burimin nga opera verdiane.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Mrika” Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operës. Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, përfundimisht më 27 nëntor bëhet prova e përgjithshme. Kurse më 1 dhjetor 1958 u bë shfaqja e operës e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë. Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mrikës, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit të dytë “Oh ! Ç’janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shumë elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtatë vendit të ngjarjes, dialektit të të folurit, veshjes dhe botëkuptimit. Për herë të parë opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova u interpretua nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë në 26 nëntor 1959. Kjo foto e rrallë, e nxjerrë nga arkiva e TKOBAP na risjell të gjallë interpretimin e Marie Krajës, në rolin e Mrikës dhe Ibrahim Tukiçin, në rolin e Dodës. Përsa i përket prinicipit të përgjithshën dramaturgjik, Mrika huazon kryesisht modelin e operas dramatike, ku marrëdhëniet midis personazheve në konflikt, zhvillohen kryesisht në sfondin e përgjithshëm liriko-dramatik, ku ngjarjet dhe situatat muzikore shtjellojnë hap pas hapi procesin e zgjidhjes së konfliktit. Por në të njëjtën kohë, përshtatur me përmbajtjen e libretit dhe me kërkesat e realitetit të kohës, opera Mrika përmban edhe linja të tjera konflikti, tashmë jo të tipit të operas tradicionale (liriko-dramatike), por të ndeshjes antagoniste (mund të thuhet se kjo linjë paraqitet disi e sforcuar apo e pajustifikuar në pikëpamje të realizimit muzikor). Gjithashtu, funksioni dramaturgjik i arieve e ansambleve, bazohet edhe ai në tipat e njohur tradicionalë Gjuha harmonike e operas është e thjeshtë, kurse orkestra që, në përgjithësi tingëllon e plotë, është kryesisht e rolit shoqërues. Në raste të veçanta ajo bëhet pjesmarrëse aktive për komentimin e zhvillimin e konfliktit të situatave të operas. Problemeve dramaturgjike muzikore të operas kompozitori u ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë. Në vepër dallohen mirë dy sfera intonative që u përkasin dy grupeve të konfliktit një sferë intonacionesh lirike e kënga masive, me të cilat flasin personazhet e veprimit, dhe një sferë nga intonacione që burojnë nga një harmoni minore me septakorde të zvogëluara, me të cilat flasin Gjeta e diversantët. Më të pasur e më interesantë paraqiten heronjtë pozitivë. Ata nuk kanë lajtmotive të veçanta, por në këtë sferë të përbashkët emocionesh, sipas situatës në të cilën ndodhen, secili merr një karakteristikë të veçantë e individuale. Kështu, në kantilenën e gjerë e të qetë të aries së nënë Marës, dallohet zemërgjerësia e dashuria e saj si nënë; në atë të Gjinit, mençuria, urtësia e forca e karakterit shqiptar, në këgën e Ndout thjeshtësia e çiltërsia e malësorit etj. Në operan Mrika ka vetëm një lajtmotiv, kënga e hidrocentralit, i cili megjithëse nuk merr zhvillim ka një kuptim të thellë, pasi shpreh idenë themelore të operas. Personazhi kryesor i operas është Mrika, aria kryesore e saj është në aktin e dytë Oh çjanë këto trazime, e cila jep portretin e plotë të Mrikës me mendimet, shqetësimet dhe ëndërrimet e saj. Në këtë arie, shfaqen më qartë disa nga karakteristikat e gjuhës së Jakovës, që e kanë burimin nga opera verdiane.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela