Posts

Skenderbeu

Image
Lulja e Kujtimit opera me 3 akte, u interpretua për herë të parë më 5 nëntor1961. Muzika: Kristo Kono, Regjisor: Jorgjia Truja, Mjeshtër kori: Kostandin Trako, Piktor: Stavri Rafael. Libreti: Andon Mara - Aleko Skali.  Interpretojnë: Marie Kraja (Olimbia), Gjoni (Xhoni) Athanas (Dhimitri), Jorgjia Velo (Sanda), Avni Mula (Kristo), Maliq Herri (Niko), Kristaq Antoniu (Doktori), Rozmari Jorganxhi (nëna e Dhimitrit). “Lulja e kujtimit” është një dramë lirike. Ngjarjet e veprës të çojnë në Korçën e vitit 1905. Në qendër është dashuria e Dhimitrit me Olimbinë. Vajza e tregtarit të njohur Kristo dashurohet me shegertin e t’et. Kristoja ka zgjedhur një tjetër burrë për bijën e vetme, sekretarin që ka sjellë nga Greqia, Nikon. Fati i dy të dashuruarëve është i lidhur me problemet sociale, por më së shumti politike. Jemi në kohën e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Lulja e kujtimit

Mrika, opera

Image
Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operës. Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, përfundimisht më 27 nëntor bëhet prova e përgjithshme. Kurse më 1 dhjetor 1958 u bë shfaqja e operës e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë. Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mr...

Ksilofoni

Image
Ksilofoni Ksilofoni është instrumenti më i  rëndësishëm i  familjes së perkusionit  melodik. Ai  përbëhet nga një përmbledhje e  vazhdueshme  graduale dhe e  renditur tastesh druri, lëshojnë tinguj duke u goditur nga një cekic druri. Ai është përdorur fillimisht në Azi përgjatë viteve  1300 dhe më pas u shpërnda në Afrikë, Amerikën Latine dhe së fundmi në Europë. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Simbolet e akordeve me numra romake

Image
Numrat romake Ky gjithashtu është një sistem i njohur dhe praktik për  përcaktimin e akordit si dhe të shkallës mbi të cilën ngrihet.  Sistemi numerik bazohet në emërtimin e gradëve të shkallëve  duke ndërtuar akordet nga gradi i parë e deri tek i fundit. Në përgjithesi përpara se të ndërtohen akordet duhet të vendoset  celësi muzikor, në shembullin e mëposhtëm celësi i basit.  Të gjithë gradët kanë nga një kuintakord dhe një septakord, këtu bën përjashtim vetëm akordi mbi gradin e shtatë mbi të cilin formohet gjysëm sekstakordi.  Përfundimish kjo metodë e emërtimit të akordeve është përdorur gjerësisht sidomos në teorinë e muzikës. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Jazz/ pop simbolet e akordeve

Image
Pop / Jazz Simbolet e akordeve. Ka disa mënyra të zakonshme po t'i referohemi akordeve  të ndryshme. Metoda më e përdorur në përgjithësi sistemi I  akordeve te muzikës xhaz. Kjo gjithmonë duke Iu  referuar shkalles do+ C.  Tabela e mëposhtme listat këtë metodë:  Akodet Simbolet  Kuintakord mxhor C Kuintakord minor Dm Kuintakord I zmadhuar B+ Kuintakord I zvogeluar C#dim Akordi I septimes maxhore C maj7 Akordi I septimes minore G 7 Akordi I septimes se zmadhuar D#dim 7 Akorde te alternuara Dm 7 #5  Akordi I septimes se zvogeluar .: Cm 7 b5. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Terminologji muzikore

Image
Llojet e intervaleve- Intervalet i kemi disa llojesh, mazhor,  minore, të paster, të zmadhuar, të zvogëluar, të thjeshtë, të  përberë.  Lëvizje graduale ose e qetë e zërave është levizja në intervalet  e primes, sekondes dhe tercës.  Levizje me kapërcim është lëvizja e zërave në intervalet e  kuartës, kuintës, sekstë etj.  Lëvizja e përbashkët e zërave mund të jetë e drejtë (lëvizja në  një drejtim ose paralele), e kundërt (në drejtime të kundërta), e  tërthortë (kur njëri zë qëndron në vend dhe tjetri lëviz). Kuintakordi dhe përmbysjet, dy përmbysje.  Dominante septakordi dhe përmbysjet, 3 përmbysje. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw