Lulja e kujtimit

Lulja e Kujtimit opera me 3 akte, u interpretua për herë të parë më 5 nëntor1961.
Muzika: Kristo Kono, Regjisor: Jorgjia Truja, Mjeshtër kori: Kostandin Trako, Piktor: Stavri Rafael. Libreti: Andon Mara - Aleko Skali. 
Interpretojnë: Marie Kraja (Olimbia), Gjoni (Xhoni) Athanas (Dhimitri), Jorgjia Velo (Sanda), Avni Mula (Kristo), Maliq Herri (Niko), Kristaq Antoniu (Doktori), Rozmari Jorganxhi (nëna e Dhimitrit).
“Lulja e kujtimit” është një dramë lirike. Ngjarjet e veprës të çojnë në Korçën e vitit 1905. Në qendër është dashuria e Dhimitrit me Olimbinë. Vajza e tregtarit të njohur Kristo dashurohet me shegertin e t’et. Kristoja ka zgjedhur një tjetër burrë për bijën e vetme, sekretarin që ka sjellë nga Greqia, Nikon. Fati i dy të dashuruarëve është i lidhur me problemet sociale, por më së shumti politike. Jemi në kohën e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare. 
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Comments

  1. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela