Si veprin muzika

Si vepron muzika.
Tonaliteti është qendra gravidacionale mbi një notë të caktuar, dallimet ndër modet maxhore e minore, lajtmotivi muzikor, përsëritës, përsëritja finale kanë impakt të fuqishëm, ritme të dallueshme, harmonia, timbri janë karakteristikat e duhura që një film të jetë i sukseshëm. Konvencionet muzikore varen nga përdorini i instrumenteve, ato krijojnë larmi emocionale. Morrikone është shembull i përmbysjes së konvcioneve, ai ka përdorur tonalitete minore për të treguar fuqinë apo forcën (ndërkohë që zakonisht kje realizohet në tonalitete maxhore) dhe tonalitetet maxhore për të treguar delikatesë apo melankoni. Muzika është pjesë e procesit filmik, narrativ, muzika varet nga imazhi që përcjell ky film. Imazhi mbart mesazhin ndërsa muzika e përforcon atë, së bashku me skenografinë, fotografinë, montazhin, dialogun dhe tingullin e ambjentit ku zhvillohet ngjarja janë nje set i paracaktuar mirë në një film. Muzika e filmit prodhon emocionin,  ajo e fut publikun në marrdhënie me filmin. Muzika krijon efekte të fuqishme emocionale, ka shumë funksione të rëndësishme edhe si element narrativ. 
A. Gjino

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela