Vlerësimi në arsim
Vleresimi
1 Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm, në drejtim të gjinisë, racës, gjuhës, rrethanave ekonomike shoqërore, transparent, nxënlsi duhet të njihet me metodat e vlerësimit. Vlerësimi është i vlefshëm në të treguarin e vlerave të nxënlsve në procesin e të nxënit, vlerësimi i të nxënit percakton arritjet e një detyre, kapitulli, viti shkollor. Vlerësimi është diagnostikues, formues, vlerësim i bazuar në qëllime, në vendime, vlerësim përmbledhës.
2 Fazat e vlerësimit, kuptimi i problemit, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave. Si zgjidhen instrumentet e vlerësimit? Merren informacione, raportohen ato, analizohen të dhënat, raportohen rezultatet e vlerësimit, jepen rekomandime.
3. Rregjistri është dokument shtetëror shumë i rëndësishëm. Në rregjistër janë emrat e nxënësve, vlerësimet e vazhdueshme që duhet të jenë jo më pak se 3 nota për çdo tremujor si dhe vlerësimet me tre kolona vv, vt, vp, vlerësim i vazhduar, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar. Vlerësimi i 3- mujorit është mesatarja e vv vlerësimit të vazhduar,ë. Nota e testit VT dhe VP vlerësimi përfundimtar i 3- mujorit, vlerësimi përfundimtar i fundit të vitit bëhet në 3 kolonat e katërta dhe është mesatarja e tre vlerësimeve vv vt vp të 3- tremujoreve, në fund të çdo kolone mësuesi hedh firmën e tij.
4. Nota ne deftese deftesa jep informacion mbi rezultatet e nxenesit, vleresimini kompetencave kyc dhw rubrika pershkrimi i notes, per secilen periudhe
5. Vlerçsimi formues mbikqyr ecurinë, procesin, përparimin e programeve, projekteve të individeve, siguron motivim të nxënësit për të përmiresuar rezultatet. Vlerësimi përmbledhës përcakton arritjet në përfundim të programit mësimor vjetor, për të marrë vendime për programet, institucionet, individët. Ai mund të përdoret për të gjykuar efektshmerineëë e programeve, projekteve apo kurseve.
6. Objektivat mësimore përshkruajnë se çfarë dëshiron mësuesi që nxënësi të mësojë, kur nxënësit ka objektiva të qarta ata kuptojnë se çfarë mësojnë. Fidbeku ndihmon nxënësit në procesin e të nxënit, korigjimi gjithashtu. Perceptime të vlerësimit me notë ku testimi është instrumenti i mbledhjes së informacionit për nxënësin, ndihmon në çertifikimin e arritjeve, vlerësimini përparimit, gjeresinë e të nxënit, aspektet sfiduese, zbatimi në situata të reja e të panjohura, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar, detyrë përmbledhëse, vlerësimi me portofol, vlerësimi përfundimtar, vlerësimi i vazhduar 40%, vlerësimi me test 40%, vlerësimi me portfofol 20%.
7. Vlerësimi i mësuesit nëpërmjet kualifikimeve, 5- vjeçar, mësues i kualifikuar , 10- vjeçar, mësues specialist dhe 20- vjecar, mësues mjeshtër, etapa e parë e vlerësimit të mësuesit fillon me përgatitjen e portofolit të tij (dosjes personale), etapa e dytë, testi. Vlerësimi prfundimtar bëhet duke grumbulluar pikët e dosjes dhe testit. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional është një vlerësim që bëhet nga nga drejtuesit e shkollave, këto vlerësime vendosen në dosjen e mësuesit.
8. Vlerësimi i vazhdueshëm gjatë orëve të mësimit, vlerësimi periodik bëhet çdo tre muaj në çdo periudhë dhe ai është përfundimtar. Përmbledhës është vleresimi i periudhave në një të vetëm.
9. Vlerësimi i nxënësit nëpërmjet dëshmive të njohurive, natyra e fidbekut të dhënë nga praktikat mësimore, vlerësim formues, vlerësim i bazuar në aktivitete, vlerësim motivues, vlerësimi për të nxënë. Vlerësimi synon mbështetjen e të nxënit, testet e bazuara nëbkritere të krahasueshme me nje standart të caktuar.
10. Metodat e vlerësimit janë kontrolli pas përfundimit të të mësuarit, matja e njohurive të marra, vlerësimi është vendosja e një mase gjykimi të rezultatit.
11. Llojet e testeve janë testet e inteligjencës të cilat masin funksionet intelektuale, testet e personalitetit që mbledhin informacione për personalitetin e individëve, testet diagnostikuese të cilat evidentojnë anët e dobta apo të forta të nxënësve, testet e bazuara në normë, dallojnë njohuritë nga një nxënës tek tjetri.
12. Vlerësimi i nxënësve me aftësi ndryshe. Nxënësit me ak mund të vazhdojnë në shkolla të specializuara deri në 19- vjeç, ata nuk e përserisin klasën, vetëm në raste të veçanta, pas përfundimit të vitit pajisen me dëfteseëë me një rubrikë. Pajisen me dëftesë lirimi pas provimit të posatshëm.
13. Nxënia e personalizuar ka të bëjë me mësimin gjithpërfshirës, me orientim të përgjithshëm didaktik- edukativ, që do përmiresojë në të gjithë nivelet e të nxënit. Ndihmohet nga bashkëpunimi, projektimi, puna në grup, nivelet dhe llojet e nxënësve niveli fillestar, niveli mesatar dhe niveli i përparuar.
13. Mësimi i personalizuar kantë bëjë me njohjen e nxënësit, përshtatjen e nxënësit me interesa të përbashkëta me nxënësit e tjerë, të ndihmosh nxënësit në arritjen e qëllimeve, përdorikin e teknologjisë. Ky mësim ka më shumë efikasitet.
15. Si procedohet me nxënësit me aftësi ndryshe. Ata ulen sa më afër mësuesit. Mësuesi evidenton temat, pikat kryesore të mësimit si me shkrim ashtu edhe me gojë, nxënësi mëson me një nxënës tjetër apo me një mësues tjetër, hartohet njëbplan edukativ individual dhe mbahet përgjegjësi për zbatimin e tij.
16. Plani edukativ individual është një dokument i shkruar përshkruan programin edukativ bazuar në aftesinë e tij për të nxënë, identifikohen pikat e forta dhe nevojat, instrument për nxënësit, prindrit, plani PEI ndryshon në lidhje me nevojat e nxënësit, gjatë hartimit të tij vendosen objektiva për tu arritur për shoqërizimin e fëmijës në jetën shkollore, bashkëpunim me mësuesin lëndor, ndihmës dhe punonjësin social.
17. Testimi i standartizuar ka të bëjë me përmbajtjen e cila kontrollohet në mënyrë empirike bazuar në eksperienca praktike, janë të caktuara normat, metodat, administrimi, vlerësimi, si veprohet me testin. Testi gjithpërfshirës është ai test ku përfshihen të tre nivelet e të nxënit, niveli i ulët, niveli i mesëm dhe niveli i lartë.
18. Efekti Halo, është mënyra si ndikon te nxënësit komunikimi në klasë, ky efekt ka të mirat dhe të këqijat e tij. Kur krijon përshtypje pozitive tek nxënësi ky ka rezultate të mira në tëbkundërt të këqija, efekti ka ndikim të ndërsjelltë,
19. Udhëzime për vlerësimin, kuptimi i problemit që do vleresosh, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave, analiza e të dhënave, raportimi i rezultateve të vlerësimit dhënia e rekomandimeve, përpunimi i instrumenteve të matjes dhe grumbullimit të të dhënave.
Gjino. A
Comments
Post a Comment