Intervistë me dirigjenten Marjana Xoxa
Nga diskutimi me dirigjenten mësuese Marjana Xoxa hapat e parë të punës që bën dirigjenti me nxënësit në një kor në shkolla është prova e vokalit të gjithsecilit, dikush që nuk ka vesh eleminohet me kalimin e kohës por dhe një vesh mesatar edukohet duke punuar me njëri- tjetrin, do të vendosë intonacionin, anën ritmike. Pasi përzgjedh korin, dirigjenti fillon punë me vokalicat, vendosjen e diafragmës, dirigjenti i vendos të gjitha ashtu siç duhet. Mendoj që të këndohet me nota në kor pasi janë të gjithë profesionistë dhe i ndihmon në intonacion, më pas fillon puna për vendosjen e fjalëve. Komunikimi, marrëdhënia e dirigjentit duhet të jenë fantastike, jo të gjithë dirigjentët e kanë këtë prirje. Neve duhet të vlerësojmë edhe nivelin mesatar dhe të mirin me të njëjtën mënyrë komunikimi, dirigjenti duhet të ketë një komunikim special, nëse ska një komunikim atëherë do të ketë probleme. Për punimin me repertorin do të ishte mirë që shkollat artistike të realizonin repertor