Zef Çoba - intervistë



IIntervistë me dirigjentin prof. Zef Çoba në lidhje me edukimin nëpërmjet asamblit koral- instrumental në shkollat me drejtim të orientuar artistik (shkollat e muzikës)

Pyetje: Si e organizon një dirigjent punën në kor?
Përgjigje: Pedagogu që merr përsiper këtë detyrë, duhet të zotërojë njohuri të mira profesionale mbi korin.  Normalisht një shkollë e mirëfilltë artistike, duhet të zhvillojë edhe lëndën e Këndimit Koral.  Në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve dhe kolegët, njihet me nxënësit që do të frekuentojnë korin. Duhet përgatitur një ambient i përshtatshëm për të zhvilluar provat. Sipas grup moshave dhe karakteristikeve vokale, bën ndarjen e zërave. Një pianist shoqërues (koncertmaester) duhet në dispozicion. Repertori duhet zgjedhur me kujdes në vartësi të aftësive vokale të nxënësve dhe përmbajtjes artistike. Në çdo seancë nuk duhet filluar mësimi i pjesëve pa bërë ngrohjen dhe përgatitjen vokale me ushtrimet përkatëse. Në çdo seancë përgatitore, dirigjenti duhet të jetë i përgatitur mirë për atë çfarë do të punojë dhe si do ta organizoje punën me korin. Në qoftë se është e nevojshme, mundet të bëjë punë në seksione veç e veç, duke ngarkuar një person të përgatitur për të punuar me secilin seksion. Duhet punuar me disiplinë, kulturë dhe edukate artistike. Të planifikohet një program i mirë e i detajuar pune për provat, deri në provën e përgjithshme e nëbkoncert.                                  
Pyetje: Si e organizon punën në orkestër?
Përgjigje: Pedagogu që merr përsipër këtë detyrë, duhet të zoterojë njohuri të mira profesionale mbi punën me orkestrën. Një shkollë e mirefillte artistike, duhet te zhvilloje edhe lenden e orkestres.         
Ne bashkepunim me drejtuesit e departamenteve dhe kolegët, njihet me nxenësit që do të frekuentojnë orkestrën. SSigurisht që duhet përgatitur një ambient i përshtatshëm për të zhvilluar provat.            
Në vartësi të numrit të nxënësve dhe të repertorit, plotëson organikën e formacionit. Repertori duhet zgjedhur me kujdes në vartësi të aftësive teknike të nxënësve dhe të përmbajtjes artistike. Secili nxënës duhet të bejë punë të pavarur për studimin e partiturës. 
Në çdo seancë përgatitore, dirigjenti duhet të jetë i përgatitur mirë për atë çfarë do të punojë me orkestrën. Në qoftë se është e nevojshme, mundet të bëjë punë në seksione veç e veç, si harqet, Instrumentini, tunxhi etj, duke ngarkuar një person të përgatitur për të punuar me secilin seksion. Duhet punuar me disiplinë, kulturë dhe edukatë artistike. Të planifikohet një program i mirë e i detajuar pune për provat, deri në provën e përgjithshme e në koncert.                                                                    
Pyetje: Përse ju vlen nxënësve pjesëmarrja në asamblet korale – instrumentale?
Përgjigje: Interpretimi në ansambël edukon ndjenjën e përgjegjësisë dhe të disiplinës kolektive. Është një proces i deomosdoshëm për formimin artistik e kulturor, për çdo muzikant korist apo instrumentist. Muzikanti merr njohuri për mënyrën si funksionon një formacion muzikor kor apo orkestër. Përjeton një dimension muzikor – artistik që nuk mundet ta realizojë pa u bërë pjesë e një interpretimi muzikor në instrumentin e korit apo të orkestrës. Zhvillon konceptin për frazimin e muzikalitetin. Mëson çfarë do të thotë fuzion. Njihet me kryevepra të literatures muzikore mënyrën e trajtimit e realizimit të tyre.

Pyetje: Çfarë ndikimi ka tek publiku kori i të rinjve, tek prindrit dhe të njohurit e tyre?
Publiku zakonisht përbëhet nga njerëz të interresuar për pjesmarrësit në kor apo në orkestër. Përjetimi i tvre emocional është shumë i madh dhe ndikon pozitivisht në marrëdheniet familjare e kryesisht prinder – femije, ne marredhenjet prinder – mesues, ne marredhenjet nxenes mesues etj. Muzika vellazeron.

Pyetje:  Metodat që përdor dirigjenti për të ndërtuar një marrdhënie të mirë në grup.
Pergjigje: Te kete takt pedagogjik. Te jete i afte dhe i pergatitur mire per cdo prove. Te beje organizimin e mire te punes. Te jete i durueshem, i qete dhe njekohesisht te kete autoritet profesional.

Pyetje:  Si mund të ndihmojë dirigjenti nxënësit që kanë vështirësi teknike- interpretative. 
Pergjigje: Të kuptoje dhe të evidentojë vendet ku qëndrojne veshtiresitë. Të ndalojë e të spjegojë në detaje kërkesat e duhura per të studiuar e punuar për përvetësimin e pjesës, kryesisht në momentet ku paraqiten vështirësitë. Të bashkëpunojë me kolegeë, mësuesit e lëndeve speciale për të bërë punë të pavarur studimore.

Pyetje:  Si e mendoni korin ideal në një shkollë artistike, repertori, aktivitetet etj.?
Përgjigje: Në një shkollë artistike duhet bërë punë me kërkesa të larta profesionale. Repertori duhet zgjedhur në përshtatje me kërkesat e procesit formues teknik dhe artistik. Nxënësit duhet të njihen me vepra të zgjedhura të autorëve të shquar të epokave të ndryshme, për tu njohur me karakteristikat stilistike të çdo periudhe që ka kaluar arti muzikor. Duhen interpretuar vepra të zgjedhura të autorëve tanë. Aktiviteti i pasur artistik i realizuar mirë nga ana cilësore dhe komunikimi me publikun, është një proces edukimi që nuk mësohet brenda katër mureve.

Pyetje: Çfarë do të sugjeronit për përmirësim në programin e korit apo orkestrës në shkollat artistike? 
Përgjigje: Gjithcka është relative dhe varet nga eksperianca që ka secila shkollë. Programi mësimor duhet të përfshije edhe punën me ansamblin koral e orkestrën dhe të punohet seriozisht e në mënyrë sistematike. Ju sugjeroi gjithashtu të njiheni me librin “Puna me korin” të profesor Milto Vako. Ky libër është kontribut me vlera për shkencën dhe artin tonë muzikor, në mënyrë të veçantë për shkollat artistike e në tërësi për institucionet kulturore e arsimore dhe i sherben dirigjentëve të rinj në procesin e aftësimit profesional. Më tepër se për këdo ky libër është ndihmesë për këngëtarët profesionistë e amatorë, që në Artin e Këndimit Koral mësojne të zbulojnë një dimension artistik kreativ, të pasur në brendi, në teknikë vokale, në emocion e në ekspresion, dhe krejt të veçantë e të paarritshëm në këndimin individual. “Puna me korin” drejton vëmendjen e institucioneve të kulturës e të artit dhe të muzikantëve, që të gjallërojnë e të  intensifikojnë gjithnjë e më shumë punën me koret.

Pyetje:  Mendoni se një takim i koreve dhe orkestrave të të gjitha shkollave artistike (me të njëjtin repertor, të luanin të gjithë bashkë, apo të këndonin bashkë, për shembull në një stadium) do të kishte një impakt të madh pozitiv jo vetëm tek pjesëmarrësit por dhe tek publiku, sikur kjo të bëhej çdo vit në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohe të shndërrohej në një traditë.
Pergjigje:  Shume mire do të ishte, por nuk eshte aq i lehtë organizimi. Është e domosdodhme të bëhen festivale e takime artistike kombtare e ndërkombëtare. Arti muzikore i kultivuar do publik të zgjedhur që e pëlqen muzikën dhe vjen pçr ta dëgjuar e shijuar atë.

Pyetje: Si e shikoni të ardhmen e koreve dhe orkestrave të shkollave në Shqipëri, çfarë duhet përmirësuar. 
Përgjigje: Duhen më shume politika kulturore që të gjallërohet jeta artistike ne shkolla dhe te ngrihet në një nivel me të lartë puna me ansamblet muzikore korale e instrumentale. Ashtu si në të gjitha shkollat e profilizuara muzikore në botë, të punohet me vizion e përgjegjësi edhe për këtë art, për të cilin ka një literature brilante nga muzika botërore dhe kombtare. 

Intervistoi: Artur Gjino

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela