Intervistë me dirigjenten Marjana Xoxa
Nga diskutimi me dirigjenten mësuese Marjana Xoxa hapat e parë të punës që bën dirigjenti me nxënësit në një kor në shkolla është prova e vokalit të gjithsecilit, dikush që nuk ka vesh eleminohet me kalimin e kohës por dhe një vesh mesatar edukohet duke punuar me njëri- tjetrin, do të vendosë intonacionin, anën ritmike. Pasi përzgjedh korin, dirigjenti fillon punë me vokalicat, vendosjen e diafragmës, dirigjenti i vendos të gjitha ashtu siç duhet. Mendoj që të këndohet me nota në kor pasi janë të gjithë profesionistë dhe i ndihmon në intonacion, më pas fillon puna për vendosjen e fjalëve. Komunikimi, marrëdhënia e dirigjentit duhet të jenë fantastike, jo të gjithë dirigjentët e kanë këtë prirje. Neve duhet të vlerësojmë edhe nivelin mesatar dhe të mirin me të njëjtën mënyrë komunikimi, dirigjenti duhet të ketë një komunikim special, nëse ska një komunikim atëherë do të ketë probleme.
Për punimin me repertorin do të ishte mirë që shkollat artistike të realizonin repertor me tre dhe katër zëra dhe nëse do të realizohej një bashkim i një kori të përgjithshëm me repertor të caktuar si përshembull me simfoninë IX “Himni Europian” përmes këndimit masiv do të përcillej paqja. Dhe simboli i paqes është simboli kryesor në këtë moment. Është një masivitet, një ngritje shumë e madhe dhe për publikun, nga ana morale shpirtërore, në këto momente një kor gjigand të rrënqeth mishin.
Mendoni se një takim i koreve dhe orkestrave të të gjitha shkollave artistike (me të njëjtin repertor, të luanin të gjithë bashkë, apo të këndonin bashkë, për shembull në një stadium) do të kishte një impakt të madh pozitiv jo vetëm tek pjesëmarrësit por dhe tek publiku, sikur kjo të bëhej çdo vit në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohe të shndërrohej në një traditë.
Kori dhe orkestra janë gjëja më e mrekullueshme për të realizuar formimin e një artisti sepse të kënduarit në kor ku nxënësit dëgjojnë njeri- tjetrin ju rrit anën intonative, mënyrën e të kënduarit, i ndërton frazën, frymëmarrjen. Baza, fillesa kudo është tek vokali dhe kjo është e mrekullueshme. Por ka shumë vite që kjo nuk po ekziston siç ka ekzistuar ndër vite deri në vitin 1990, ku kanë ekzistuar koret me nga 60 vetë, realizime të kantatave si për shembull “Kantata” e Dhimitër Çurrit për kor dhe orkestër, “accapela” korale të ndryshme nga Çesk Zadeja, Tonin Harapi, brenda programit të detyruar mësimor. Kam qënë pjesëmarrëse për 4 vjet në korin e liceut artistik “Jordan Misja” me dirigjente Suzana Turku, kori me 80 vetë. Pjesëmarrja në kor duhet të jetë shumë kualitative, aty marrin pjesë gjithë këngëtarët e shkollës, duhet rritur cilësia e vokalit nëpër shkolla, marrin pjesë gjithë kitaristët, fizarmoniçistët dhe një pjesë e intrumentistëve që nuk janë pjesë e orkestrës. Bëhet fjalë që liceu kishte orkestra të mëdha me 40 veta (kur kam qënë unë në shkollë). Në vitin e parë të punës në Fier kam gjetur instrumentistë të jashtëzakonshëm, 5 trompa, trombona, korno, 2 flaute, klarineta, 3 pulte violonçeli, Mirela Ruci, Marinela Vaso, Etleva Komini etj.
Koncerte janë bërë shumë, përpara viteve ‘90 ka patur takime të shkollave të mesme të muzikës nga gjithë Shqiperia. Në Elbasan, kemi shkuar për të parë nivelet e shkollave, nivelet e mesimdhenies, cilësinë e arsimit, në vitin 1989. Takimet në Elbasan janë zhvilluar nën kujdesin e Zhani Cikos. Blerim Nerzani i cili jepte mësim në orën e solfezhit me dy zëra, nxënësit këndonin kanone. Ishin takime komplekse ku jepeshin mendime dhe diskutohej mbi nivelet e nxënësve të shkollave të muzikës. Koncerti në Vlorë në vitin 1988 ku ka patur në repertor, koncert për piano Moxart, variacione për fagot, violinistja Evis Gega luajti “Sarasate”, Holta Kilica, etj. Takimi midis shkollave ka patur pjesëmarrje vetëm të orkestrave.
Comments
Post a Comment