Posts

Vlerat e notave, tabela

Image
 Vlerat e notave, tabela Si cdo gjë edhe notat në muzikë kanë vlerat e tyre  ritmike. Nota e plotë ose nota 4/4 është nota e cila ndahet në 2  pjesë të barabarta (të gjitha notat ndahen në dy pjesë të  barabarta). Nota gjysëm ose nota 2/4 është sa gjysma e notës  4/4, pra 2 nota 2/4 kanë vlerën 4/4. Nota 2/4 ndahet në dy nota  1/4, pra dy nota 1/4 kanë vlerën 2/4. Një notë 1/4 ndahet në dy  nota 1/8 dhe 2 nota 1/8 kanë vleren 1/4. Një note 1/8 ndahet në 2  nota 1/16 dhe 2 nota 1/16 kanë vlerën 1/8. Një notë 1/16 ndahet  në 2 nota 1/32 dhe 2 nota 1/32 kanë vlerën 1/16. Nëpërmpjet  vlerave që marrin notat në ndërthurje me njëra tjetrën formohen  figura ritmike të cilat duhet të ekzekutohen në mënyrë të saktë.  

Periudha, forma e thjeshtë muzikore

Image
    a.     Si cdo gjë që degjojmë, shikojmë dhe prekim kanë një formë edhe në muzikë kemi forma të ndryshme muzikore. Forma muzikore është mënyra e organizimit të melodies muzikore. Ajo mund të jetë nje, dy apo tre pjesëshe. b.     Idea muzikore ka logjikën e vet të zhvillimit. Forma më e thjeshtë që shtjellon një mendim të plotë e të përfunduar është periudha. c.      Ajo karakterizohet nga thjeshtësia dhe qartësia e structures dhe thjeshtësia dhe qartësia e mjeteve shprehëse. d.     Forma një pjesëshe A, është një periudhë që përsëritet shumë here, pjesa e kompozuar me këtë formë ka sy fjali muzikore. Shumë këngë për fëmijë, këngë popullore, etyde kanë këtë formë kënga ‘’Për mëmëdhenë’’ ka formë një pjesëshe. e.     Forma 2 pjesëshe organizohet në dy periudha A- B f.      Forma 3 pjesëshe organizohet në 3 periudha A- B- A.

Franc Jozef Hajden (1732 – 1809)

Image
Franc Jozef Hajden (1732 – 1809) Kompozitori që i paraprin periudhes së klasicizmit, austriak. Lindi në një fshat të vogël austriak Rorau në vitin 1732, rrjedh nga një familje e varfër zejtare. Që në moshën 8- vjeçare shkoi ne Vienë ku mesoi në shkollën e talenteve muzikorë, ai bëhet antar i korit të fëmijëve të Vienës. Në këtë shkollë ai qendroi deri në moshën 17 vjeçare, pas përfundimit ai veproi si muzikant i pavarur, punoi si ndihmës kompozitor në teatrin e Vienës dhe në Operën e qytetit. Nga viti 1760-1790 do të jetë muzikant në pallatin e princit Hungarez Esterhazi’, gjatë qëndrimit në këtë pallat ai kompozojë veprat më të njohura të tij, dhe do të njihet si kompozitorë me famë botërore. Pas vitit 1790 ai largohet nga pallati dhe do të jetoj në Vienë si një kompozitor me famë te madhe. Vdes ne vitin 1809 ne Vienë.  Nga muzika e dhomës disa nga veprat e tij më të njohura ishin kuartet e harqeve. Ai ka kompozuar 77 kuartete, më të njohurat janë: "Kuarteti Diellor", "...

Koha

Image
Koha  Kohë do të quhet rrahja e ritmit dhe ekzekutimi i rregullt në një hapsirë të caktuar.   Ketu kemi shëmbuj ritmik të kohëve 2/4, ¾, 4/4. Brenda masave të këtyre kohëve, pra në lëvizjet e këtyre kohëve notat ndahen në dy dhe në katër goditje.     

Pesë vijeshi, pentagrami

Image
Pesë vijeshi dhe katër fushat që na formohen midis këtyre vijave.  Emrat e notave të emërtuara sipas gërmave të para të alfabetit.  (A B C D E F G).      do re mi fa sol la  si Celësi vendoset në fillim të pentagramit.  Celësat kryesore janë ai i solit dhe i basit. Këtu kemi dy oktavë duke filluar nga celësi i basit dhe në vazhdim me celësin e solit.  

(MIDI)

Image
Musical Instrument Digital Interface (MIDI) Midi eshte nje format muzikor i pershtatur nga instrumente “artificiale” per nje perdorim shume te gjere. Midi mund te perdoret nga njerezit dhe per “karaoke”, ku eleminohen pjeset e luajtura me ze, kjo e ka zanafillen ne Japoni. 

Xhakomo Puçini

Image
Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini  (22 dhjetor 1858- 29 nëntor 1924) Kompozitor i operës italiane, ai është quajtur ‘kompozitori më i madh i operës italiane pas Verdit’.    Punët e para të Puçinit janë mbështetur në operën tradicionale italiane të fund shekullit XIX. Më vonë, ai e zhvilloi me sukses punën e tij në stilin realist të ‘Verizmit’. Punët më më të njohura të Puçinit janë ‘La Bohème’ (1896), ‘Tosca’ (1900), ‘Madama Butterfly’ (1904) dhe ‘Turandot’ (1924). Puçini u arsimua në seminarin e San Michele në Lucca, dhe pastaj në seminarin e katedrales. Një nga xhaxhallarët e Pucinit, Fortunato Magi, mbikëqyri edukimin e tij muzikor. Pucini më vonë do të vazhdojë studimet në Konservatorin e Milanos.  Në 1880, në moshën 21 vjeçare, Puçini kompozoi Meshën e tij të parë.