Franc Jozef Hajden (1732 – 1809)
Franc Jozef Hajden (1732 – 1809) Kompozitori që i paraprin periudhes së klasicizmit, austriak.
Lindi në një fshat të vogël austriak Rorau në vitin 1732, rrjedh nga një familje e varfër zejtare. Që në moshën 8- vjeçare shkoi ne Vienë ku mesoi në shkollën e talenteve muzikorë, ai bëhet antar i korit të fëmijëve të Vienës. Në këtë shkollë ai qendroi deri në moshën 17 vjeçare, pas përfundimit ai veproi si muzikant i pavarur, punoi si ndihmës kompozitor në teatrin e Vienës dhe në Operën e qytetit.
Nga viti 1760-1790 do të jetë muzikant në pallatin e princit Hungarez Esterhazi’, gjatë qëndrimit në këtë pallat ai kompozojë veprat më të njohura të tij, dhe do të njihet si kompozitorë me famë botërore. Pas vitit 1790 ai largohet nga pallati dhe do të jetoj në Vienë si një kompozitor me famë te madhe. Vdes ne vitin 1809 ne Vienë.
Nga muzika e dhomës disa nga veprat e tij më të njohura ishin kuartet e harqeve. Ai ka kompozuar 77 kuartete, më të njohurat janë: "Kuarteti Diellor", "Lindja e diellit", dhe "Kuarteti Kalorës", etj.
Nga muzika solistike veçojhen koncertet për violonçelo dhe violinë), 52 sonata për piano dhe për shumë instrumente tjera.
Nga muzika vokalo-instrumentale ka krijuar oratoriot, ‘Krijimi i botës’, ‘Stinët e vitit’. Jozef Hajden së bashku me Moxartin dhe Bethovenin, përbëjnë tre kompozitorët klasikë.
Në muziken e Jozef Hajdenit ndihet fryma e melodive populore që e kishin bërë për vete që në femijri.
Comments
Post a Comment