Xhakomo Puçini
Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini
(22 dhjetor 1858- 29 nëntor 1924) Kompozitor i operës italiane, ai është quajtur ‘kompozitori më i madh i operës italiane pas Verdit’.
Punët e para të Puçinit janë mbështetur në operën tradicionale italiane të fund shekullit XIX. Më vonë, ai e zhvilloi me sukses punën e tij në stilin realist të ‘Verizmit’.
Punët më më të njohura të Puçinit janë ‘La Bohème’ (1896), ‘Tosca’ (1900), ‘Madama Butterfly’ (1904) dhe ‘Turandot’ (1924).
Puçini u arsimua në seminarin e San Michele në Lucca, dhe pastaj në seminarin e katedrales. Një nga xhaxhallarët e Pucinit, Fortunato Magi, mbikëqyri edukimin e tij muzikor. Pucini më vonë do të vazhdojë studimet në Konservatorin e Milanos.
Comments
Post a Comment