Posts

Kuriozitete muzikore

Image
  Kuriozitete!   A E DINI SE!   Në një oktavë kemi 12 nota dhe secila prej tyre ka një em ë r.DO, DO# ose REb, RE, RE# ose MIb, MI, FA, FA# ose SOL b, SOL, SOL# ose LAb, LA, LA# ose SIb,  SI. Pianoja ka 88 taste nga të cilat 52 janë të bardha dhe 36 janë të zeza dhe secila prej këtyre notave krijon një tingull të ndryshëm.   Lartesia e tingullit ë sht ë numri sasior i vibracioneve. Sa m ë i lart ë t ë jet ë tingulli aq m ë e madhe ë sht ë sasia e vibracioneve, sa m ë i ul ë t tingulli aq m ë pak vibracione kemi. Numri i dridhjeve p ë r nj ë sekond ë quhet frekuence. Frekuenca matet me hertz, hz. Veshi i njeriut d ë gjon tinguj t ë l ë shuar n ë gjat ë sin ë nga 16 deri n ë 20 000 hertz. Stili “Barok” midis shekujve XVI- XVIII. Kuptimi i fjales barok vjen nga spanjishtja q ë do t ë thot ë qelibar n ë form ë t ë parregullt. Koncerti lindi ne fund te viteve 1600, ne fillim u quajt “koncerto grosso”. Krijuesi i konc...

Korali Gregorian

Image
 Korali Gregorian Korali Gregorian u këndua nga murgjit gjatë meshës katolike. Mesha është një imitim i Darkës së Fundit të Krishtit, që synon të sigurojë një lidhje shpirtërore midis njeriut dhe Zotit. Një pjesë e kësaj lidhje u krijua përmes muzikës, nëpërmjet këndimit të koraleve.  Kjo epokë fillon me rënien e Perandorisë Romake Perëndimore në shekullin e pestë dhe përfundon diku në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë. Vendosja e mbarimit të epokës mesjetare dhe fillimi i epokës së muzikës së Rilindjes është e vështirë, pasi tendencat filluan në periudha të ndryshme në rajone të ndryshme.

Kultura muzikore në periudhën e Mesjetës

Image
Kultura muzikore në periudhën e Mesjetës Muzika mesjetare përbëhet nga këngë, pjesë instrumentale dhe muzikë liturgjike. Ajo nis nga viti 500 pas Krishtit deri në vitin 1400.  Muzika mesjetare ishte një epokë e muzikës perëndimore, duke përfshirë muzikën liturgjike (e njohur edhe si e shenjtë) e përdorur për kishën, dhe muzikë laike, muzikë jo fetare. 

Muzika në Babiloni

Image
Muzika në Babiloni Muzika dëshmohet 4000 vjet p.e.s nëpërmjet zbulimeve arkeologjike ku dalloheshin këngëtarë, instrumentiste, valltare. Babilonasit kanë patur shumë instrumente si: lira, flauti i thjeshtë, flauti  i dyfishtë, sistra, bobla, tamburet etj. Kultura babilonase ndikoi shumë edhe në shtetet fqinje si Egjipt dhe Greqi.

Muzika në Egjiptin e Lashtë

Image
Muzika në Egjiptin e Lashtë Kërkimet sjellin dëshmi të një kulture që ka ekzistuar 3000 p.e.s. Muzika kultivohej si nga populli ashtu dhe nga shtresat e larta. Ajo u thurte lavde faraonëve ndërsa populli i thjeshtë krijonte këngë të cilat pasqyronin jetën e vështirë. Vendin kryesor e zinte kënga e kënduar, por kishte dhe mjaft instrumente që shoqëronin këngëtarët si: sistri, tromba, organoja, li

Muzika në Mesopotami

Image
Muzika në Mesopotami Njerëzit e Mesopotamisë preferonin më shumë instrumentet me tela. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse të instrumenteve moderne me tela siç është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura egjiptiane janë të ngjashme me ato të Mesopotamisë dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra- tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futën në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishtë, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.

Muzika në Indinë e Lashtë

Image
Muzika në Indinë e Lashtë Muzika e popullit indian shquhej për ritmin e shumëllojshëm. Disa prej këngëve më të vjetra kanë ardhur deri në ditët e sotme. Instrumentet janë: vina, liuti, ravanastra, flauti, guaska deti, tipa të oboes etj. Muzika në Greqinë e Lashtë Një mbështetje për zhvillimin e artit grek dha mitologjia popullore. Në Greqinë e vjetër muzika dhe poezia qenë binjake. Lojrat olimpike që organizoheshin një herë në 4 vjet në Olimpia dhe të gjitha aktivitetet artistike që jepeshin në qytetet greke, shoqëroheshin me tinguj muzikorë. Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës edhe në tragjedinë greke. Grekët ishin ata që krijonin teoritë dhe sistemet e tyre muzikore.