Muzika në Indinë e Lashtë
Muzika në Indinë e Lashtë
Muzika e popullit indian shquhej për ritmin e shumëllojshëm. Disa prej këngëve më të vjetra kanë ardhur deri në ditët e sotme. Instrumentet janë: vina, liuti, ravanastra, flauti, guaska deti, tipa të oboes etj.
Muzika në Greqinë e Lashtë
Një mbështetje për zhvillimin e artit grek dha mitologjia popullore. Në Greqinë e vjetër muzika dhe poezia qenë binjake. Lojrat olimpike që organizoheshin një herë në 4 vjet në Olimpia dhe të gjitha aktivitetet artistike që jepeshin në qytetet greke, shoqëroheshin me tinguj muzikorë. Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës edhe në tragjedinë greke. Grekët ishin ata që krijonin teoritë dhe sistemet e tyre muzikore.
Comments
Post a Comment