Muzika në Mesopotami
Muzika në Mesopotami
Njerëzit e Mesopotamisë preferonin më shumë instrumentet me tela. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse të instrumenteve moderne me tela siç është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura egjiptiane janë të ngjashme me ato të Mesopotamisë dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra- tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futën në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishtë, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.
Comments
Post a Comment