Posts

Pavarsia

Image
Kultura muzikore shqiptare, në periudhën e Pavarësisë Në fund të shek. XIX fillim i shek. XX, ndërkohë që kultura shqiptare në përgjithësi konturohej si një kulturë iluministe e romantike, muzika jonë paraqit situata komplekse përsa u përket alternativave muzikore. Së pari tentohet shkëputja nga muzika e kultit (“Skizmi”), që për më shumë se 15 shekuj kishte qenë drejtimi më kryesor i lëvrimit të muzikës. Jashtë autoritetit të muzikës kishtare prej disa vitesh ekzistonin predispozita për një tjetër muzikë, arsyet ishin morale dhe i përkisnin shpirtit të kohës, i cili ishte më shumë realist sesa mistik, më shumë polemizues sesa frymëzues; arsye që lidheshin me kulturën e Rilindjes sonë kombëtare e në vazhdim, e cila vinte “… kombësinë mbi fenë, bashkimin kombëtar mbi ndarjet fetare e krahinore, arsimin kombëtar si dhe gjuhën e njesuar letrare mbi variantet dialektore” etj. Në këtë kohë edhe “…forcat demokratike të shoqërisë shqiptare janë të interesuara gjallërisht për një kulturë të zh...

Rilindja muzikore shqiptare

Image
Rilindja Në shek. XIV-XVIII, informacionet që kemi për muzikën tonë përqendrohen edhe në veprimtarinë artistike-muzikore të disa muziktarëve jashtë vendit. Ndër ta, një vend të veçantë zë veprimtaria e muzikantëve instrumentistë Kolë Durrsaku, Filip Drishtaku, Pjetër Spani si dhe familjes së trumpetistëve L’Arta shumë të njohur në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, pa përmendur asnjë veprimtari krijuese të mirëfilltë në atdhe, përveç asaj të Kristanth Manditit në vitin 1832, që lidhet me botimin e traktatit mbi reformën më të fundit në muzikën bizantine. Prof. R. Sokoli përmend se në shek. XIX, kanë zhvilluar veprimtari krijuese jashtë vendit, kompozitorët me origjinë shqiptare Vladimir Gjergj Kastrioti (1820-1890) dhe Harallamb Kristo Koçi në Rusi, Ismail Efendi Dedei (1778-1846) në Turqi, Luigj Albanesi (1821-1897) në Itali etj.

Jan Kukuzel

Image
Jan Kukuzeli (1280 -1360)  Ishte kompozitor bizantin që ka jetuar në mesjetë i besimit kristian -ortodoks, këngëtar dhe reformator i muzikës në kohën që jetoi.  Ai u njoh si shenjt nga Kisha Ortodokse Lindore pas vdekjes së tij. Muzika e tij është e njohur nga studiuesit shqiptarë, grekë, bullgarë, serbë dhe rumunë. Koukouzelis lindi në Durrës, në atë kohë pjesë e Mbretërisë së Arbërisë në fund të shekullit të 13-të nga një baba shqiptar dhe një nënë bullgare. I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që e ëma ua besoi mesuesve më të mire edukimin e tij. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësi të mira muzikore. Për këtë arsye e dërgojnë në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij e emëruan drejtor për shërbime muzikore në kryeqytet, duke i dhënë titullin Mjeshtër. Por, ndërsa tani është favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, ai nuk ishte i lumtur. ...

Nikel Dardani

Image
Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani Zhvillimi i muzikës shqiptare, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ka pësuar një zhvillim jo-linear. Studiuesit kanë bërë të pamundurën për të ndriçuar rrugën e zhvillimit muzikor të përshkruar, duke promovuar në këtë mënyrë "kohën ne heshtje" të kësaj muzike. Nga Antikiteti deri në Shekullin XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga kohërat më të errëta, jo vetëm për sa i përket të dhënave për zhvillimet muzikore, por edhe më gjerë. Kuptohet që gjembaç i trashë i errësirës shekullore copëtohet nga rrezet e dritës, të cilat ndriçojnë punën e muzikantëve tanë, ndër të cilët dallojmë emrat e Niket Dardan (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), të dy profetë , një katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet e kultit fetar, një vend i përbashkët nga i cili zunë vendin e tyre edhe veprat më të hershme të letërsisë sonë. Fund...

Grupi i të psetëve

Image
César Cui Modest Mussorgsky Nikolai Rimsky- Korsakov dhe Alexander Borodin Ata jetuan në Shën Peterburg, dhe bashkëpunuan nga 1856 deri në 1870. Grupi u formula në 1856, pas takimit të parë të Balakirev dhe César Cui. Modest Mussorgsky iu bashkua atyre në 1857, Nikolai Rimsky-Korsakov në 1861 dhe Alexander Borodin në 1862.  Të gjithë kompozitorët e ‘Grupit të të pestëev’ ishin të rinj në 1862. Balakirev ishte 25- vjeç, Cui 27- vjec, Musorski 23- vjeç, Borodin 28- vjeç dhe Rimsky -Korsakov vetëm 18- vjec.  Ata ishin të gjithë amatorë të vetë-trainuar. Borodin iu dedikua kompozimit edhe pse shkollën e kishte mbaruar për kimi. Rimsky-Korsakov ishte oficer detar (ai shkroi Simfoninë e tij të Parë në një udhëtim detar tre-vjeçar përreth globit). Mussorgsky vinte nga shërbimi në Regjimentin prestigjioz ‘Preobrazhensky’ të Gardës Perandorake, më pas në shërbimin civil dhe në fund u mor me muzikë. Edhe pse të pestë ishin nga krahina të vogla të provincave ruse ata krijuan një muzikë "...

Shkolla kombtare çeke

Image
Shkolla kombtare Çeke Tokat e Bohemisë janë në qendër të Evropës, kombi cek për shumë shekuj ka qenë pika qendrore ku ejanë përplasur qytetërimet, kulturat dhe zhvillimet shoqërore. Konfliktet e gjata si dhe ndërthurja e elementeve romake, gjermane dhe sllave në Evropë është shumë e dukshme këtu. Si një lëvizje muzikore, nacionalizmi u shfaq në fillim të shekullit XIX në lidhje me lëvizjet e pavarësisë politike, dhe u karakterizua nga elementët muzikorë kombëtarë si përdorimi i këngëve popullore, vallet popullore apo ritmet, ose në adoptimin e subjekteve kombtare për operat, poemat simfonike ose format e tjera të muzikës  Ndërsa kombet e reja u formuan në Evropë, nacionalizmi në muzikë ishte një reagim kundër mbizotërimit të traditës kryesore klasike evropiane, pasi kompozitorët filluan të ndahen nga standardet e përcaktuara nga tradicionalistët italianë, francezë dhe veçanërisht gjermanë. Vendey më të spikatura në nacionalizmin muzikor janë Rusina, Republika Ceke, Polonina, Rum...

Berdrzhi Smentana

Image
Bedrzhi Smentana     (2 Mars 1824- 12 maj 1884)  Kompozitori Çek i cili zhvilloi një stil të ri muzikor dhe u identifikua nga afër me aspiratat e vendit të tij për pavarsi. Për këtë është vlerësuar edhe si babai i muzikës Çeke. Ai u bë i njohur me operën e tij ‘Nusja Bartered’ dhe për ciklin simfonik ‘Má vlast’ ("Atdheu im"), i cili portretizon historinë, legjendat dhe peizazhin e Bohemisë vendlindjes së kompozitorit. Smetana ishte i talentuar si kompozitor, dhe doli në public për here të parë në moshën 6 vjeç. Pas shkollimit të zakonshëm, ai studioi muzikë nën Josef Proksch në Pragë. Pasi dështoi për të ndërtuar karrierën e tij në Pragë, u nis për në Suedi, ku punoi si mësues në Gothenburg.  Në fillim të viteve 1860, një klimë politike më liberale në Bohemi (Cekia e kohës) e inkurajoi Smetanën të kthehej përgjithmonë në Pragë.  Në 1866 dy operat e tij të para, ‘The Brandenburgers në Bohemia’ dhe ‘Nusja e Bartered’, u vunë në skenë premierë në Teatrin e ri të ...