Grupi i të psetëve
César Cui
Modest Mussorgsky
Nikolai Rimsky- Korsakov dhe
Alexander Borodin
Ata jetuan në Shën Peterburg, dhe bashkëpunuan nga 1856 deri në 1870.
Grupi u formula në 1856, pas takimit të parë të Balakirev dhe César Cui. Modest Mussorgsky iu bashkua atyre në 1857, Nikolai Rimsky-Korsakov në 1861 dhe Alexander Borodin në 1862.
Të gjithë kompozitorët e ‘Grupit të të pestëev’ ishin të rinj në 1862. Balakirev ishte 25- vjeç, Cui 27- vjec, Musorski 23- vjeç, Borodin 28- vjeç dhe Rimsky -Korsakov vetëm 18- vjec.
Ata ishin të gjithë amatorë të vetë-trainuar. Borodin iu dedikua kompozimit edhe pse shkollën e kishte mbaruar për kimi. Rimsky-Korsakov ishte oficer detar (ai shkroi Simfoninë e tij të Parë në një udhëtim detar tre-vjeçar përreth globit). Mussorgsky vinte nga shërbimi në Regjimentin prestigjioz ‘Preobrazhensky’ të Gardës Perandorake, më pas në shërbimin civil dhe në fund u mor me muzikë.
Edhe pse të pestë ishin nga krahina të vogla të provincave ruse ata krijuan një muzikë "autentike ruse".
Para tyre, Mikhail Glinka dhe Alexander Dargomyzhsky kishin shkuar në një farë mënyre drejt prodhimit të një lloj muzike dukshëm ruse, duke shkruar opera në temat ruse, por Mighty Handful përfaqësonte përpjekjen e parë të përqendruar për të zhvilluar një muzikë të tillë, me Stasov si këshilltarin e tyre artistik dhe Dargomyzhsky si një burrë shteti i moshuar i grupit, ashtu të thuash. Rrethi filloi të copëtohet gjatë viteve 1870, pa dyshim pjesërisht për shkak të faktit se Balakirev u tërhoq nga jeta muzikore në fillim të dekadës për një periudhë kohe. Të gjithë "Pesë" janë varrosur në Varrezat Tikhvin në Shën Petersburg.
Comments
Post a Comment