Pavarsia

Kultura muzikore shqiptare, në periudhën e Pavarësisë

Në fund të shek. XIX fillim i shek. XX, ndërkohë që kultura shqiptare në përgjithësi konturohej si një kulturë iluministe e romantike, muzika jonë paraqit situata komplekse përsa u përket alternativave muzikore. Së pari tentohet shkëputja nga muzika e kultit (“Skizmi”), që për më shumë se 15 shekuj kishte qenë drejtimi më kryesor i lëvrimit të muzikës. Jashtë autoritetit të muzikës kishtare prej disa vitesh ekzistonin predispozita për një tjetër muzikë, arsyet ishin morale dhe i përkisnin shpirtit të kohës, i cili ishte më shumë realist sesa mistik, më shumë polemizues sesa frymëzues; arsye që lidheshin me kulturën e Rilindjes sonë kombëtare e në vazhdim, e cila vinte “… kombësinë mbi fenë, bashkimin kombëtar mbi ndarjet fetare e krahinore, arsimin kombëtar si dhe gjuhën e njesuar letrare mbi variantet dialektore” etj. Në këtë kohë edhe “…forcat demokratike të shoqërisë shqiptare janë të interesuara gjallërisht për një kulturë të zhvilluar e origjinale muzikore dhe, megjithëse të kushtëzuara nga prapambetja e përgjithshme ekonomike, intelektuale e shpirtërore, arrijnë ta krijojnë atë”.
Ky drejtim i ri i qëndroi paralel kulturës muzikore popullore (e cila ka pasur dhe ka jetën e saj në një terren artistik tjetër), krahas llojformimit më të ri të muzikës shqiptare të mesjetës së vonë, “muzikës së rëndomtë të qyteteve”, bashkëshoqëruese e urbanizimit të qyteteve tona. Këtu duhet pasur në vëmendje fakti që gjithë kultura shqiptare e Rilindjes u pozicionua në favor të çlirimit kombetar. Marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i shkruar për bandë nga Palok Kurti më 1880, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përfaqëson në muzikën shqiptare të qyteteve angazhimin e drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit byunëpërmjet formave dhe konceptimeve të reja muzikore. 
Ska asnjë rast tjetër të ngjashëm në gjithë historinë e muzikës botërore, si ai i “Bandës së Lirisë” në Korçë, ku përveç veprimtarive koncertore, instrumentistët e saj kanë marrë pjesë me armë në betejat për çlirimin kombëtar, si në betejën e Orman Çifligut, kundër osmanëve. Aty dhanë jetën natën e 29-30 Korrikut të vitit 1911 edhe muzikantët Kosta Kosturi, Odhise Pjasto dhe Tushi Krastafillaku. 

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela