Posts

Kurrikula

Image
Vleresimi 1 Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm, në drejtim të gjinisë, racës, gjuhës, rrethanave ekonomike shoqërore, transparent, nxënlsi duhet të njihet me metodat e vlerësimit. Vlerësimi është i vlefshëm në të treguarin e vlerave të nxënlsve në procesin e të nxënit, vlerësimi i të nxënit percakton arritjet e një detyre, kapitulli, viti shkollor. Vlerësimi është diagnostikues, formues, vlerësim i bazuar në qëllime, në vendime, vlerësim përmbledhës. 2 Fazat e vlerësimit, kuptimi i problemit, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave. Si zgjidhen instrumentet e vlerësimit? Merren informacione, raportohen ato, analizohen të dhënat, raportohen rezultatet e vlerësimit, jepen rekomandime. 3. Rregjistri është dokument shtetëror shumë i rëndësishëm. Në rregjistër janë emrat e nxënësve, vlerësimet e vazhdueshme që duhet të jenë jo më pak se 3 nota për çdo tremujor si dhe vlerësimet me tre kolona vv, vt, vp, vlerësim i vazhduar, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar. Vlerësimi i 3- ...

Vlerësimi në arsim

Agim Krajka

Image
Agim Krajka është  një kompozitor i njohur i muzikës shqiptare.  Ai lindi në 1 maj 1937, në qytetin e Kavajës. Krajka filloi karrierën e tij muzikore  në Pallatin e Pionierëve në Tiranë diku në  fillim të viteve 50, ku mësoi fizarmonikën,  instrumentin muzikor për të cilin do të bëhej  i famshëm. Ai vazhdoi të studimet në  Konservatorin Shtetëror në Tiranë midis  1963-1968.  Ai gjithashtu kompozoi muzikë për  disa filma si "Zonja nga qyteti", "Udha e  Shkronjave" e të tjerë, është vlerësuar me  çmimin ‘Artistit i Merituar’ për kontributin  e tij të gjatë në muzikë. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Rafet Rudi

Image
Rafet Rudi u lind në  Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë  Akademisë së Muzikës në Beograd.  Diplomohet në degën e Dirigjimit ( 1973)  dhe në degën e Kompozimit (l974).  Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i  mbaroi në Sarajevë, në Konzervatorin  Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit  Claude Ballif. Në periudhën 1980 -1987 ishte  dirigjent i Korit profesional të  Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret dhe  me publicistikë me mbi 300 shkrime të  ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.).  Aktualisht është Profesor në  Akademinë e Muzikës në Prishtinë, zhvillon  lëndën e ‘Formave të muzikës’ dhe  ‘Kompozicionin’. Është udhëheqës i  Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe  Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës  së Re - REMUSICA. Rudi është laureat i shumë  shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i  dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983. Çmimi i Festivalit I...

Rauf Dhomi

Image
Rauf Dhomi,  kompozitor, profesor e akademik, u lind në  qytetin e Gjakovës më 4 dhjetor 1945. Në  Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse  shkollën e mesme të muzikës  në Prizren më 1965. Më 1965/66 i regjistroi  sdudimet në Sarajevë në seksionin e  Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof.  M.Shpiler. Si student i dalluar u punësua si  asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për  lëndën e Harmonisë. U diplomua në  vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në  vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin  “H. Dushi” në Gjakovë.  Krahas punës të pedegogut aktivisht  punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës,  ansambël të cilin e formoi më 1965.  Studimet pasuniversitare i kreu  më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në  Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në  Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të  hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot,  punoi në këtë institucion në thirrjen e pro...

Ramadan Sokoli

Image
Ramadan Sokoli (Shkodër, 14  qershor 1920 - Tiranë, 12 mars 2008) qe  muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe  etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si  njëri prej studiuesve më të mëdhenj të  muzikës shqiptare dhe ballkanike Ramadani u mor pa ndërprerje me studime  në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke  arritur të bëhet një nga personalitetet  kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në  Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë  lëndësh të ndryshme si flaut, folklor  muzikorë, harmoni, histori muzike, teori  solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij  u përfshi në programin mësimor të shkollave  të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për  të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat  studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai  ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të  Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur  dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me  instrumente të larmishm...

Fahri Beqiri

Image
Fahri Beqiri lindi në vitin 1936 profesor dhe themelues i  Departamentit të muzikës në Universitetin e  Pristinës, konsiderohej të ishte një nga  kompozitorët më të rëndësishëm shqiptarë në ish-Jugosllavi. Kompozoi për orkestër simfonike,  kor, piano, klarinetë, kuintetete, teatrin dhe  filmin, muzikë për balet, muzikë popullore,  këngë tradicionale popullore, pjesë për  fëmijë, kompozime solistike-korale, vepra  artistike për instrumente të ndryshme e deri  te kontributi i tij në ansamblin “Kastriotët”  dhe “Shota”.