Rafet Rudi
Rafet Rudi u lind në
Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë
Akademisë së Muzikës në Beograd.
Diplomohet në degën e Dirigjimit ( 1973)
dhe në degën e Kompozimit (l974).
Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i
mbaroi në Sarajevë, në Konzervatorin
Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit
Claude Ballif.
Në periudhën 1980 -1987 ishte
dirigjent i Korit profesional të
Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret dhe
me publicistikë me mbi 300 shkrime të
ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.).
Aktualisht është Profesor në
Akademinë e Muzikës në Prishtinë, zhvillon
lëndën e ‘Formave të muzikës’ dhe
‘Kompozicionin’. Është udhëheqës i
Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe
Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës
së Re - REMUSICA.
Rudi është laureat i shumë
shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i
dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983.
Çmimi i Festivalit Internacional
BEMUS, 1974.
Çmimi vjetor i SHKK për vitin
1982) etj.xxxi
Veprat kryesore: një simfoni,
Koncert për kitarë dhe orkestër, Koncert për
piano dhe orkestër, Kuartet harqesh, Suitë
për kitarë, ‘Song of Tana’ për klarinet dhe
piano, Kuinteti “Antigonea” për flaut,
klarinet, violin, fagot e piano.
Veprat i ekzekutohen në Francë,
Zvicër, Britani të Madhe, Itali, SHBA,
Japoni, Shqipëri, Spanjë, Suedi, Bullgari,
Kroaci, Slloveni etj.
Comments
Post a Comment