Rauf Dhomi

Rauf Dhomi, 
kompozitor, profesor e akademik, u lind në 
qytetin e Gjakovës më 4 dhjetor 1945. Në 
Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse 
shkollën e mesme të muzikës 
në Prizren më 1965. Më 1965/66 i regjistroi 
sdudimet në Sarajevë në seksionin e 
Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. 
M.Shpiler. Si student i dalluar u punësua si 
asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për 
lëndën e Harmonisë. U diplomua në 
vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në 
vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin 
“H. Dushi” në Gjakovë. 
Krahas punës të pedegogut aktivisht 
punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, 
ansambël të cilin e formoi më 1965. 
Studimet pasuniversitare i kreu 
më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në 
Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në 
Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të 
hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, 
punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. 
ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar 
korrespondent i Akademisë së Shkencave 
dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 
anëtar i rregullt.Ka marrë këto mirënjohje, 
dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i 
qytetit të Gjakovës (1979).

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela