Muzika për piano e Shopenit.


Muzika për piano e Shopenit.
Ai krijoji lloje të reja të miniaturës pianistike.
Muzika e tij përshkohet nga ndjenja e dashurisë për atdheun, ajo karakterizohet nga dashuria për jetën, thjeshtësia, emocioni etj. Ai u mbeshtet gjerësisht në meloditë polake, vallet popullore polake.
Shopeni përqafoi idetë përparimtare të kohës dhe pasqyroi me fanatizëm përpjekjet reale të Polonisë në luftën për liri.
Krijimet per piano të Shopenit janë disa lloje, vepra të mëdha për piano sic janë baladat, sonatat, koncertet dhe vepra të vogla sic janë prelude, mazurka, polonezet, valset, etydet, nokturnet, fantazite, improvizot, skercot etj.
Prelude përbëjnë realizimet më interesante në krijimtarinë e tij, cdo prelud përmban një figurë, janë skica të shkurtra muzikore, ai ka  krijuar    24 prelude në të cilat pasqyrohet bota e tij e brendshme.
Këto prelude marrin vlera të ndryshme muzikore herë në forma etydi, e herë në forma të poemës së vogël. Disa nga preludet më të njohura jane ato në re+, do-, la- etj.
Mazurkat janë pjesë në të cilat u pasqyrua në melodi prisikologjia, jeta dhe shpirti i fshatarit polak. Janë gjithashtu gjini të mbeshtetura në muzikën tradicionale polake.
Polonjezet e famshme të Shopenit kanë lidhje me ngjarjet dhe figurat e vjetra heroike polake, ai vizatoi në to tablo të betejave historike.
Valset pasqyrojnë një pasuri të madhe të krijimtarise së Shopenit. Kemi lloje të ndryshme valsesh, melankonike, dinamike, valse të gëzueshme etj. Ai e zhvilloi më tej këtë gjini ashtu si nga ana tektine dhe në formën e përmbajtjes dhe forcës shprehëse. 
Kompozitorë të mëvonshëm si List, Cajkofski e të tjerë do të merreshin gjërësisht me këtë gjini.
Etydet janë një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tij, ai zhvilloi teknika të reja interpretative dhe të vështira në këtë gjini kryesisht teknike. Etydi më i njohur është ai në do-, revolucioni. Ai ka lidhje me ngjarjet revolucionare të Plolonisë dhe shprehen ndjenjat patriotike të autorit.
Nokturnet janë gjithashtu një nga format e vogla muzikore të kultivuara nga Shopeni. Eshtë një gjini karakteristike e periudhës së romantizmit.
Ai e shndërroi nukturnin në një veper që shpreh jo vetëm ndjenja lirike por dhe heroike. Një nga nokturnet më të njohur është ai në fa#-.
Balada është gjithashtu nje gjini e njohur e romantizmit me anë të të cilave autori përsëri pasqyroi problematikat aktuale në të cilën ndodhej atdheu, Polonia.
Ai ka shkruar 4 balada, ajo në sol-, fa +, la+ dhe në fa-.
Sonata është një vepër e madhe për piano, ai ka shkruar tre sonata ajo në do-, si-, sib-. Sonata në si- në dy kohët e para pasqyron luftën ndërmjet shpresës dhe dëshpërimit, ndërsa koha e tretë ‘marshi funebër’ pasqyron gjithë idenë e veprës, në finale dëgjohet historia e hidhur e një populli të zgjenjyer dhe shtypur.
Koncertete për piano në mi- dhe fa-.


Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela