Posts

Showing posts from May, 2020

Mihail Glinka

Image
Mikhail Ivanovich Glinka  (1 qershor 1804- 15 shkurt 1857)  Ishte kompozitori i parë rus që si brenda dhe jashtë vendit të tij, shpesh vlerësohet si krijuesi i muzikës klasike ruse. Kompozimet e Glinka ishin një ndikim të rëndësishëm në kompozitorët e ardhshëm rus, veçanërisht anëtarët e Grupit të të The Pestëve.  Glinka lindi afër Smolenskut në Perandorisë Ruse.  Si një fëmijë shëndetlig ai u detyrua të rrinte më shumë brënda shtëpisë, dadoja i mësoi atij rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe gjeografi, ai gjithashtu mori leksione pianoje dhe violine. 13 vjec ai shkoi ne Shën Peterburg ku mësoi latinisht, persisht, anglisht, zoologji dhe matematikë. Pas mbarimit të shkollës ai filloi punë në zyrën ruse të marrdhënieve me jashtë. Ai e kuptoi që vetëm kompozimi ishte ajo që dëshironte dhe filloi të krijojë punët e para.  Dshuria e tij e parë ka frymëzuar trion e aktit të parë të operës ‘A Life for the Tsar’ (1836). Kjo operë ishte e para nga dy operat e shkëlqyera të Glinkës, tjetra ësht

Jan Kukuzeli

Image
Jan Kukuzeli (1280 -1360)  Ishte kompozitor bizantin që ka jetuar në mesjetë i besimit kristian -ortodoks, këngëtar dhe reformator i muzikës në kohën që jetoi.  Ai u njoh si shenjt nga Kisha Ortodokse Lindore pas vdekjes së tij. Muzika e tij është e njohur nga studiuesit shqiptarë, grekë, bullgarë, serbë dhe rumunë. Koukouzelis lindi në Durrës, në atë kohë pjesë e Mbretërisë së Arbërisë në fund të shekullit të 13-të nga një baba shqiptar dhe një nënë bullgare. I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që e ëma ua besoi mesuesve më të mire edukimin e tij. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësi të mira muzikore. Për këtë arsye e dërgojnë në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij e emëruan drejtor për shërbime muzikore në kryeqytet, duke i dhënë titullin Mjeshtër. Por, ndërsa tani është favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, ai nuk ishte i lumtur. Madje mbr

Rilindja muzikore shqiptare

Image
Rilindja Në shek. XIV-XVIII, informacionet që kemi për muzikën tonë përqendrohen edhe në veprimtarinë artistike-muzikore të disa muziktarëve jashtë vendit. Ndër ta, një vend të veçantë zë veprimtaria e muzikantëve instrumentistë Kolë Durrsaku, Filip Drishtaku, Pjetër Spani si dhe familjes së trumpetistëve L’Arta shumë të njohur në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, pa përmendur asnjë veprimtari krijuese të mirëfilltë në atdhe, përveç asaj të Kristanth Manditit në vitin 1832, që lidhet me botimin e traktatit mbi reformën më të fundit në muzikën bizantine. Prof. R. Sokoli përmend se në shek. XIX, kanë zhvilluar veprimtari krijuese jashtë vendit, kompozitorët me origjinë shqiptare Vladimir Gjergj Kastrioti (1820-1890) dhe Harallamb Kristo Koçi në Rusi, Ismail Efendi Dedei (1778-1846) në Turqi, Luigj Albanesi (1821-1897) në Itali etj.

Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani.

Image
Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani. Zhvillimi i muzikës shqiptare, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ka pësuar një zhvillim jo-linear. Studiuesit kanë bërë të pamundurën për të ndriçuar rrugën e zhvillimit muzikor të përshkruar, duke promovuar në këtë mënyrë "kohën ne heshtje" të kësaj muzike. Nga Antikiteti deri në Shekullin XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga kohërat më të errëta, jo vetëm për sa i përket të dhënave për zhvillimet muzikore, por edhe më gjerë. Kuptohet që gjembaç i trashë i errësirës shekullore copëtohet nga rrezet e dritës, të cilat ndriçojnë punën e muzikantëve tanë, ndër të cilët dallojmë emrat e Niket Dardan (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), të dy profetë , një katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet e kultit fetar, një vend i përbashkët nga i cili zunë vendin e tyre edhe veprat më të hershme të letërsisë sonë. Fun

Periudha neoklasike

Image
Periudha neoklasike (rreth 1920-1954) ‘Apollon musagète’ (1928) dhe ‘Orpheus’ (1947) ilustrojnë jo vetëm kthimin e Stravinsky në muzikën e periudhës klasike, por edhe eksplorimin e temave të periudhës neoklasike (rreth 1920-1954). Punime të rëndësishme në këtë periudhë përfshijnë një octet (1923), koncert për Piano (1924), Serenade (1925) dhe ‘Symphony of Psalms’ (1930). Në vitin 1951, ai përfundoi veprën e tij të fundit neoklasike, operën ‘Progresi i Rake’. Ajo u dha premierë në Venecia dhe në Operën Metropolitane të Nju Jorkut në 1953. Udhëtimet e tij në një pjesë të madhe të shteteve si Rusi, Ukrainë, Zvicër, France, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikuan për një njohje më të mire të zhvillimeve muzikore të kohës. Stravinsky vdiq në 6 prill në moshën 88 vjeçare.

Gaetano Donixeti

Image
Donixeli u lind ne Bergamo n ë vitin 1797 dhe studimet muzikore i filloi në këtë qytet dhe i përfundoi në Bolonja. Periudha e parë e krijimtarisë së tij ishte e sukseshme, hapin e parë të rëndësishëm ai e shënoi me operan ‘Ana Bolena’. Operat e mëvonshme ‘Eliziri i dashurisë’ dhe ‘Don Paskuale’ janë realizime të rëndësishme në operan bufa italiane si dhe përcaktuan individualitetin e tij si kompozitor. Pas kompozitorëve të tjerë të njohur italiane të operas Donixetit i takon merita që me punën e tij i hapi rrugë zhvillimit të krijimtarisë së sukseshme dhe krijoi traditën për kompozitorin Xhuzepe Verdi, reformatorit dhe kompozitorit më të njohur të muzikës operistike italiane. Operat e tij pasqyruan rritjen e hovit patriotik dhe t ë lëvizjes clirimtare të popullit italian në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Igor Stravinski

Image
  Jeta dhe drejtimet kryesore të krijimtarisë së tij. Veprat kryesore të tij. Igor Fyodorovich Stravinsky (5 Qershor 1882- 6 Prill 1971) Komporitor rus një nga kompozitorët më të rëndësishëm dhe me ndikim të shekullit të 20-të. Karriera kompozicionale e Stravinsky ka karakteristikë larminë stilistike. Ai arriti për herë të parë famën ndërkombëtare me tre baletet ‘The Firebird’ (1910), ‘Petrushka’ (1911) dhe ‘The Rite of Spring’ (1913). Stravinsky është quajtur dhe si revolucionar në muzikë dhe themeloi një rrymë që në vitet 1920 u quajt neoklasicizëm. Në punët e tij në këtë periudhë ai ka përdorur forma muzikore tradicionale (koncerto grosso, fuga dhe simfoni), duke u mbështetur në stilet e hershme, veçanërisht nga shekulli i 18-të. Periudha ruse e Stravinskit, filloi me kompozime në kujdesin e Nikolai Rimsky-Korsakov. Kjo periudhë përfshin veprat orkestrale si Simfonia në E ♭ major (1907), ‘Faun dhe Shepherdess’ (për mezzo-sopranon dhe orkestrën; (1907), ‘Scherzo fanta

Nikola Paganini

Image
62-   65. Nikola Paganini N ë gjysmën e parë të shekullit të 19- të krahas Rosinit, Belinit dhe Donixetit në Itali zhvilloi aktivitetin e tij artistik dhe Nikola Paganiani. Ai lindi n ë qytetin e Gjenovës në 1782 dhe për edukimin muzikor u kujdes i ati. N ë moshën tetëmbëdhjetë vjecare bëri turneun e parë koncertal dhe që nga ajo kohë ai nuk u shkeput nga skena, gjithashtu kompozoi dhe mjaft vepra muzikore për violinë gjatë 40 viteve të ardhshme. Paganini ishte trashgmtar i traditave t ë pasura të krijuara nga shkollat violinistike italiane të cilat fillojnë me Korelin e Vivaldin. Paganini i pasuroi k ëto tradita  duke e lidhur virtuozitetin instrumental me kërkesat e reja që kishte romantizmi për një përmbajtje të shëndoshë, për emocione dhe ndjenja thellësisht njerëzore në veprat muzikore. Ai krijoi nje stil të ri të ekzekutimit që mbështetej në përdorimin e disa nuancave timbrike krejt të reja, në shfrytezimin  e njëkohshëm të picikatos dhe të harkut, në përdorimin e akor

Dominantë sekondakordi D 2

Image
Dominantë sekondakordi D 2 Përmbysja e tretë e d7 përbëhet nga 2+, 3+, 3-. Quhet  dominantë sekondakordi sepse është akord i gradit të pestë të  shkallës që në bazë të tij ka intervalin e sekondës. Fillon ne  gradin e katert te shkalles.

Kompozitorë të shquar hungarezë në gjysmën e parë të shekullit XX

Image
Kompozitorë të shquar hungarezë në gjysmën e parë të shekullit XX Alexander Laszlo ishte një pianist dhe kompozitor hungarez. (22 nëntor 1895 Budapest, Hungari- 17 nëntor 1970 Los Angelos, Kalifornia) Ai lindi Sandor Totis, por përdori emrin profesional të Alexander Laszlo si kompozitor dhe botues i muzikës. Lazlo studioi piano në Akademinë e Muzikës Franz Liszt, dhe filloi si pianist në Orkestrën Blüthner në Berlin në 1915. Në fund të viteve ’40 dhe vitet ’50 ai shkroi muzikën për disa filma si: The Great Flamarion (1945), The Amazing Mr. X (1949), Shatërvani Magjik i Tarzanit (1948), Nata e Gjakut (1958), Sulmi i The Legend Giant (1959), etj.Ai themeloi një kompani botuese për të mbledhur të drejtat e ASCAP nën emrin "Alexander Publications". Kompozitorë të tjerë të njohur hungarezë të gjysmës së pare të shekullit XX janë edhe Eduard Kilenyi, Erno Donanyi, Ferenc Farkas, Franz Lehar, Franz Von Vecsey, Gyorgy Kurtag e të tjerë.