Jan Kukuzeli



Jan Kukuzeli (1280 -1360) 
Ishte kompozitor bizantin që ka jetuar në mesjetë i besimit kristian -ortodoks, këngëtar dhe reformator i muzikës në kohën që jetoi. 
Ai u njoh si shenjt nga Kisha Ortodokse Lindore pas vdekjes së tij. Muzika e tij është e njohur nga studiuesit shqiptarë, grekë, bullgarë, serbë dhe rumunë.
Koukouzelis lindi në Durrës, në atë kohë pjesë e Mbretërisë së Arbërisë në fund të shekullit të 13-të nga një baba shqiptar dhe një nënë bullgare. I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që e ëma ua besoi mesuesve më të mire edukimin e tij. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësi të mira muzikore.
Për këtë arsye e dërgojnë në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij e emëruan drejtor për shërbime muzikore në kryeqytet, duke i dhënë titullin Mjeshtër.
Por, ndërsa tani është favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, ai nuk ishte i lumtur. Madje mbreti donte që ta martonte me vajzën e një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohet fshehurazi. Kështu I veshur si një bari i varfër, u largua dhe shkoi në Manastirin e Lavrës së Madhe në Mali i Shenjtë (Athos). Kërkoni të pranohej në jetën murgjërore. 
Ai vazhdoi jetën e tij askete (të ushtimit shpirtëror) më shumë se më parë. U vendos në një shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë në manastir, duke praktikuar agjërimin, pendimin dhe lutjen e pandërprerë. Pjesën tjetër e kaloi duke kënduar këngë e lavde për Hyjneshën Mari si edhe kompozoi shumë pjesë muzikore kishtare pjesë e traditës ortodokse
Jan Kukuzeli krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i quajtur shkrimi kukuzelik. Notacioni muzikor i tij u përdor për afro disa shekuj në muzikën kishtare. Kukuzeli ishte edhe pedagog, poet e himnograf; shkroi disa vepra didaskalike të rëndësishme për historinë e muzikës.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela