Nikola Paganini
62- 65. Nikola Paganini
Në gjysmën e parë të shekullit të 19- të krahas Rosinit, Belinit dhe Donixetit në Itali zhvilloi aktivitetin e tij artistik dhe Nikola Paganiani.
Ai lindi në qytetin e Gjenovës në 1782 dhe për edukimin muzikor u kujdes i ati.
Në moshën tetëmbëdhjetë vjecare bëri turneun e parë koncertal dhe që nga ajo kohë ai nuk u shkeput nga skena, gjithashtu kompozoi dhe mjaft vepra muzikore për violinë gjatë 40 viteve të ardhshme.
Paganini ishte trashgmtar i traditave të pasura të krijuara nga shkollat violinistike italiane të cilat fillojnë me Korelin e Vivaldin.
Paganini i pasuroi këto tradita duke e lidhur virtuozitetin instrumental me kërkesat e reja që kishte romantizmi për një përmbajtje të shëndoshë, për emocione dhe ndjenja thellësisht njerëzore në veprat muzikore. Ai krijoi nje stil të ri të ekzekutimit që mbështetej në përdorimin e disa nuancave timbrike krejt të reja, në shfrytezimin e njëkohshëm të picikatos dhe të harkut, në përdorimin e akordit me violinë, në glisandon kromatike me një gisht, në stakaton me hark, të rënit me një tel e të tjerë.
Krijimtaria e tij për violinë përmbledh
24 kapricot e famshme për violinë solo dhe disa koncerte për violinë, sonata, kuartete dhe disa variacione me temë nga operat.
Vlera e veprave të tij spikat me gjallëri atëherë kur ekzekutimi i tyre bëhet duke i qëndruar besnik me rigorozitet stilit të vecantë të të ekzekutuarit të krijuar nga vete ai.
Paganini la një mbresë të thellë në kulturën muzikore të shkullit XIX. Ndikimi u ndje si në muzikën violinistike dhe në ate instrumentale në përgjithesi. Të rejat që solli ai i bënë të tyret disa shkolla violinistike europiane dhe sidomos pianizmi romantik.
Comments
Post a Comment