Posts

Showing posts from February, 2021

Rrethi i kuintave tabela

Image
Rrethi i kuintave Duke u ngjitur një kuinte të pastër nga shkalla do+ gjejmë gjithe shkallët me # dhe në fund na formohet rrethi I kuintave me 7 shkalle sol+, re+, la+, mi+, si+, fa#+, do#+, në zbritje formohen shkallet me b, të cilat janë fa+, si b+, mi b+, la b+, re b+ sol b+ do b+. Shkalla sol+, mi-.  Shkalla sol + ka një # në notën fa, relativa e saj është shkalla mi-, të cilën e gjejmë duke zbritur tre nota ose një ton e gjysëm, apo një terce minore nga shkalla sol +. Shkalla re+, si- Shkalla re + eshte shkalla me 2# një në notën fa dhe një në do, e gjejmë duke u ngjitur nje 5p (kuintë të pastër) nga shkalla sol+, relativa e shkallës re+ është shkalla si-.  Shkalla la+, fa#- Shkalla la + është shkalla me tre 3#, relativa e saj është shkalla fa#-.  Shkalla Fa+, re- Shkalla fa+ ka një bemol në notën si, relativa e saj është shkalla re-.  Shkalla si b+, sol- Shkalla si b+ ka 2 bemola, një në notën si dhe një në notën mi, e gjejmë duke zbritur një 5p (kuintë të pastër) nga

Sound break 4

Image
Transformimin e vërtetë në muzikën e kësaj periudhe e solli kitara elektrike jemi në filliet e viteve 50. Përdorimi i kitarës elektrike i ndihmon kitaristët në interpretim për të zgjatur tingullin si dhe për ta përdorur instrumentin në një mënyrë të re interpretimi. Njerëzit e pëlqejnë tingullin e kësaj kitare, për ta u bë i dashur ky tingull me ekzekutimet e reja të grupeve rrok. Kalimi i muzikës xhaz dhe bluz nga Amerika ne Angli kemi krijimin e një grupi të ri që u pasua nga grupe të mëvonshme si Rolling Stones. Mig  Jeacker ishte nga të parët që e pëlqeu dhe interpretoi bluzin në Angli. Me daljen në skenë të Bob Dilan, muzika filloi të përshkruajë protestën kundër qeverisë, protestohet kundër luftës në Vietnam, zhvillohet teknologjia. Fillojnë të krijohen videot e para muzikore. Përdorimi i sintetizatorit u bë i domosdoshëm, ai filloi të imitonte çdo instrument. Me Dona Summer fillon një epokë e re për sintetizatorin, ai mbeshtet melodinë me figura të caktuara ritmike,

Periudha e mesjetës

Image
Periudha e mesjetës

Periudha e rilindjes

Image
Periudha e rilindjes

Periudha Barok

Image
Periudha Barok

Periudha e klasicizmit, tabela

Image
periudja e klasicizmit, tabela

Format muzikore, rondoja

Image
Format muzikore, rondoja

Format e thjeshta muzikore

Image
Format e thjeshta muzikore

Format muzikore, trio

Image
Format muzikore, trio

Metoda Kodaly në muzikë

Image
Metoda Kodály përfshin përdorimin e sinjaleve të dorës gjatë ushtrimeve të këndimit për të siguruar një ndihmë vizuale për rrokjet solfa. Lartësia në të cilën dora qëndron gjatë bërjes së secilës shenjë ka të bëjë me lartësinë, me "bëj" në nivelin e belit dhe "la" në nivelin e syve.

Soundbreaking 3"Instrunenti njerëzor

Image
Soundbreaking 3 "Instrunenti njerëzor" Muzika takon teknologjinë, me shpikjen e mikrofonit u bë e mundur që muuika të rregistrohej dhe të riprodhohej ne disqe.  Për herë të parë kjo u bë e mundur nga Columbia Records në vitin 1925. Në këtë seri të dokumentarëve që flasin për rëndësinë e rregjistrimeve të zërit flasin prpducentë dhe këngëtarë të njohur të cilët vendosin në plan të parë mënyrën emocionale të interpretimit muzikor. Oliver Gibs (producent) thotë që melodia dhe emocioni njerëzor duhet të jenë bashkë. Roger Mateus, Erik Clapton dhe Gani Hidings mendojnë se bluzi u kthye në njl shkollë të mënyrës së interpretimit emocional të këngëtarëve. Shëmbuj të interpretimeve në dokumentar janë marrë disa këngëtarë me zëra të veçantë dhe interpretime mbreslënlse si Adele, Amy Wainhouse, Ray Carles, Frenk Sinatra si dhe Freddie Merkury. Sipas Enie Lenox zëri është një instrument shumë interesant dhe këngëtari përmirësohet vazhdimisht në interpretim. Edhe pse sot jemi një zhvilli

Soundbreaking, paint with sound

Image
  Dokumentari 3/ 02/ 21 Ne kete seri dokumentaresh qe pame sot tregohej ndryshimi i kalimeve ne teknologji nga ajo me disk ne ate me shirit dhe eksperimentimi i tingujve te instrumenteve ne studion e incizimit, novatore te kesaj teknike ishin Beatles dhe producentet qe kuruan muziken e tyre. ne studio u perdor mikseri i zerit qe rendom njihet si multitrak (sot e kemi edhe dixhital ne programe si cubaise dhe fruity loops) ne te cilin kemi shume zera instrumentesh dhe zera njerezit te cilet perpunohen ne kohe reale ose dhe me pas ne post production. Multitraku eshte i rendesishem pasi mund te ngreme ose ulim nje tingull (zgjasim) nje tingull te caktuar sipas deshires. Flasin disa producente te suksesshem si Justin Veron, St Vinsent e cila thote qe muzika i krijon lidhje me njerezit. Multitraku eshte sot nje standart i incizimit ose riprodhimit te muzikes kudo ne bote.   

Asambli ‘Myzeqeja, kori i NISH it

Image
Kori i NISH – prodhimi (ndërmarje shtetërore para viteve ‘90) Në drejtimin e dirigjentit Jani Tase ky formacion zhvilloi aktivitetin e tij në vitet 1960 deri në fundin e viteve 1980. Ky formacion ishte organizuar në bazë ndermarrjeje por në të mund të merrnin pjesë edhe punonjës të ndermarrjeve afër ‘Nish prodhimit’.  Kori ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore në qytet dhe është vlerësuar me cmime në organizimet e përvitshme të koreve të ngjashëm në gjithë Shqipërinë. Pas privatizimit të ndermarrjes pas viteve 90 nuk kemi më një formacion të tillë. Asambli ‘Myzeqeja ’ Një formacion i cili sot është brenda institucionit të QKF. Asambli i qytetit Fier   fillimet i ka në vitin 1968 me këngëtarët e njohur të qytetit Timo Lule, Lefteri Sillo, Kiu Poro, Sotiraq Hodo.  Sot ky asambël ka një formacion orkestral (fizarmonikë, llahutë, violinë, 2 klarineta, def, daulle) dhe disa këngetarë solistë, gjithashtu dy grupe polifonike cam dhe mallakarstriot.  Ky asambël ë

Orkestra filarmonike e qytetit Fier

Image
Orkestra filarmonike e qytetit Fier Orkestra filarmonike e qytetit Fier i ka fillimet e saj në vitin 1980 dhe dirigjenti i pare i saj ishte Nikollaq Bulo, në këtë formacion orkestral kishte violina, instrumentin dhe tunxh. Në vitet në vazhdim dhe pikerisht ne vitin 1987 kur doli dhe brezi i parë i instrumentistëve nga shkolla e muzikës orkestra mori një forme të plotë dhe u kompletua me gjithë instrumentet. Po ky ishte dhe viti i organizimit të konkursit të orkestrave simfonike të jugut të Shqipërisë që u zhvillua në Fier dhe ku morën pjesë orkestrat e shkollave të Beratit, Vlores, Fierit, Gjirokastres dhe një formacioni harqesh të shkollës 8- vjecare Lushnjë.  Pas vitetve 90 orkestra filarmonike e qytetit nuk pati ndonjë aktivitet të spikatur, ajo rikthehet në skenën e teatrit ‘Bylis’ në vitin 2000 me disa aktivitete në vit ku mund të përmendim koncertin recital të fagotistit Kristaq Lena dhe koncerte të tjera me karakter festiv kryesisht në fundvit. Periudha e pas vitit 2

Banda frymore e qytetit Fier

Image
Hyrje Fillimet. Në qytetin e Fierit ka dokumente të cilat tregojnë historinë e formacioneve të ndryshme muzikore ndër vite. 1864 është viti i krijimit të qytetit nga disa tregtarë kryesisht nga Berati të cilët tërhoqën edhe një pjesë të mirë të instrumentistëve të asaj kohe. Në fillim vitet 1900 zonat rreth e rrotull qytetit të ri patën një ndikim të fortë në kulturën e re muzikore që po zhvillohej në qytet (fshatrat janë shumë afër qytetit).  1945- 1990 janë vite në të cilat u konsoliduan shumë institucione kulturore ndër të cilat ‘Shtëpia e Kulturës’, më vonë ‘Pallati i Kulturës’, ‘Shtëpia e Pionierit’, Asambli ‘Myzeqeja’, asamble të tjera, Shkolla Artistike ‘Jakov Xoxa’, teatri ‘Bylis’ e të tjerë.  Sot. Grupe të ndryshme muzikore si orkestra e harqeve të shkollës së muzikes, kuartete, trio, grupi fol- klasik  , orkestrina të nryshme kore të shkollave 9- vjecare të qytetit, asamble folklorike për fëmijë, cicerima folklorike  me repertor klasik  dhe modern e të tjera formacione muziko

Historiku i formacioneve muzikore të qytetit të Fierit

Image
 Historiku i formacioneve muzikore të qytetit të Fierit Përgatiti Artur Gjino Hyrje Fillimet. Në qytetin e Fierit ka dokumente të cilat tregojnë historinë e formacioneve të ndryshme muzikore ndër vite. 1864 është viti i krijimit të qytetit nga disa tregtarë kryesisht nga Berati të cilët tërhoqën edhe një pjesë të mirë të instrumentistëve të asaj kohe. Në fillim vitet 1900 zonat rreth e rrotull qytetit të ri patën një ndikim të fortë në kulturën e re muzikore që po zhvillohej në qytet (fshatrat janë shumë afër qytetit).  1945- 1990 janë vite në të cilat u konsoliduan shumë institucione kulturore ndër të cilat ‘Shtëpia e Kulturës’, më vonë ‘Pallati i Kulturës’, ‘Shtëpia e Pionierit’, Asambli ‘Myzeqeja’, asamble të tjera, Shkolla Artistike ‘Jakov Xoxa’, teatri ‘Bylis’ e të tjerë.  Sot. Grupe të ndryshme muzikore si orkestra e harqeve të shkollës së muzikes, kuartete, trio, grupi fol- klasik , orkestrina të nryshme kore të shkollave 9- vjecare të qytetit, asamble folklorike për