Sound break 4

Transformimin e vërtetë në muzikën e kësaj periudhe e solli kitara elektrike jemi në filliet e viteve 50. Përdorimi i kitarës elektrike i ndihmon kitaristët në interpretim për të zgjatur tingullin si dhe për ta përdorur instrumentin në një mënyrë të re interpretimi. Njerëzit e pëlqejnë tingullin e kësaj kitare, për ta u bë i dashur ky tingull me ekzekutimet e reja të grupeve rrok. Kalimi i muzikës xhaz dhe bluz nga Amerika ne Angli kemi krijimin e një grupi të ri që u pasua nga grupe të mëvonshme si Rolling Stones. Mig  Jeacker ishte nga të parët që e pëlqeu dhe interpretoi bluzin në Angli. Me daljen në skenë të Bob Dilan, muzika filloi të përshkruajë protestën kundër qeverisë, protestohet kundër luftës në Vietnam, zhvillohet teknologjia. Fillojnë të krijohen videot e para muzikore. Përdorimi i sintetizatorit u bë i domosdoshëm, ai filloi të imitonte çdo instrument. Me Dona Summer fillon një epokë e re për sintetizatorin, ai mbeshtet melodinë me figura të caktuara ritmike, moderon basin, jemi në fillimet e elektro-popit e më pas të "dance music" në vitet '70, në bazën e krijimit muzikor vazhdon të jetë sintetizatori. Përdorim gjeti sintetizatori në muzikën e filmit në Holliwood. Asnjë herë më parë nuk kishim dëgjuar zëra të tillë të krujuar nga efektet zanore të cilët përdoren për të ilustruar video të ndryshme, filma si dhe realizime televizive.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela