Historiku i formacioneve muzikore të qytetit të Fierit
Historiku i formacioneve muzikore të qytetit të Fierit
Përgatiti
Artur Gjino
Hyrje
Fillimet. Në qytetin e Fierit ka dokumente të cilat tregojnë historinë e formacioneve të ndryshme muzikore ndër vite. 1864 është viti i krijimit të qytetit nga disa tregtarë kryesisht nga Berati të cilët tërhoqën edhe një pjesë të mirë të instrumentistëve të asaj kohe. Në fillim vitet 1900 zonat rreth e rrotull qytetit të ri patën një ndikim të fortë në kulturën e re muzikore që po zhvillohej në qytet (fshatrat janë shumë afër qytetit).
1945- 1990 janë vite në të cilat u konsoliduan shumë institucione kulturore ndër të cilat ‘Shtëpia e Kulturës’, më vonë ‘Pallati i Kulturës’, ‘Shtëpia e Pionierit’, Asambli ‘Myzeqeja’, asamble të tjera, Shkolla Artistike ‘Jakov Xoxa’, teatri ‘Bylis’ e të tjerë.
Sot. Grupe të ndryshme muzikore si orkestra e harqeve të shkollës së muzikes, kuartete, trio, grupi fol- klasik , orkestrina të nryshme kore të shkollave 9- vjecare të qytetit, asamble folklorike për fëmijë, cicerima folklorike me repertor klasik dhe modern e të tjera formacione muzikore.
Banda frymore e qytetit Fier
Banda frymore e qytetit Fier është një institucion i cili zhvillon veprimtarinë e tij prej më shumë se 80 vitesh (83- vjet).
Fieri dokumentohet të ketë pasur kontakt për herë të parë me koncertin e një bande në vitin 1920, kur qyteti u bë një nga promotorët e organizimit të Luftës së Vlorës. Në Fier grumbulloheshin forcat e mobilizuara luftarake që vinin nga krahina të ndryshme të vendit dhe niseshin në luftë. Pikërisht në këto rrethana historike në muajin maj të këtij viti, në Fier erdhi “Afërdita”, formacioni i bandës së shkollës Normale të Elbasanit e dha një koncert për përcjelljen e luftëtarëve në front. Koncerti u dha në ish godinën qeveritare të Bishanakës, në vendin ku sot ndodhet shkolla e muzikës.
Në vitin 1938 Bashkia mori nga Italia instrumentet muzikore dhe filloi përgatitjet për formimin e trupës. Ndërkohë, Komanda e Batalionit “Tomorri” me qendër në Fier, ndërhyri për tu bërë pjesë e kësaj bande, pasi ky formacion do përdorej edhe në ceremonitë e ndryshme ushtarake sipas protokollit të kohës.
Më 14 nëntor 1938 kryetari i bashkisë Osman Hoxha kërkon përgjigje për marrjen në dorëzim të Bandës së Bashkisë, lista e instrumentisteve përmban 27 emra nga të cilët u zgjodhën 16 persona me të cilet u formua formacioni i bandës.
Muaji nëntor i vitit 1938 është data e formimit të bandës muzikore të qytetit të Fierit.
Me pushtimin e vendit nga Italia Fashiste banda nuk e ndërpreu aktivitetin e saj artistik.
Sot banda e qytetit është e angazhuar në të gjitha aktivitetet zyrtare si dhe në konkurset e përvitshme të bandave të Shqiperise që zhvillohet në Gjirokastër.
Orkestra filarmonike e qytetit Fier
Orkestra filarmonike e qytetit Fier i ka fillimet e saj në vitin 1980 dhe dirigjenti i pare i saj ishte Nikollaq Bulo, në këtë formacion orkestral kishte violina, instrumentin dhe tunxh. Në vitet në vazhdim dhe pikerisht ne vitin 1987 kur doli dhe brezi i parë i instrumentistëve nga shkolla e muzikës orkestra mori një forme të plotë dhe u kompletua me gjithë instrumentet. Po ky ishte dhe viti i organizimit të konkursit të orkestrave simfonike të jugut të Shqipërisë që u zhvillua në Fier dhe ku morën pjesë orkestrat e shkollave të Beratit, Vlores, Fierit, Gjirokastres dhe një formacioni harqesh të shkollës 8- vjecare Lushnjë.
Pas vitetve 90 orkestra filarmonike e qytetit nuk pati ndonjë aktivitet të spikatur, ajo rikthehet në skenën e teatrit ‘Bylis’ në vitin 2000 me disa aktivitete në vit ku mund të përmendim koncertin recital të fagotistit Kristaq Lena dhe koncerte të tjera me karakter festiv kryesisht në fundvit. Periudha e pas vitit 2000 është përshkruar më poshte me akvitete kombtare dhe ndërkombtare të vecanta të cilat janë organizuar 2 herë në vit (qershor/ nento ose dhjetor).
Dirigjente e kësaj orkestre gjatë gjithë kësaj periudhe ka qënë Marjana Xoxa.
Një nga koncertet më të rëndesishëm jashtë Shqipërisë është ai i vitit 1999 në Janinë të Greqisë.
Disa aktivitete të kësaj orkestre ndër vite janë pasqyruar në kanalin e ‘Gjino Production’ në YouTube, një arkiv i pjesës më të madhe të aktiviteteve të kesaj orkestre.
Shkëlqimin e plotë kjo orkestër e ka patur 10- 15 vitet e fundit përgjatë të cilave janë luajtur me shumë se 100 vepra të rëndësishme të krijimtarisë orkestrale të kompozitorëve më të njohur shqiptarë dhe të huaj si: Bethoven ‘Koha e katërt’ e simfonisë së 9- të me kor, ‘Requiem’ Xuzepe Verdi, Dies ire, Lacrimosa, Shtraus- valse, Shostakovic- vals nr 2, arie nga operat ‘Turandot’, ‘Il mio caro bambino’, ‘La dona e mobile’, ‘Falvo’, ‘O sole mio’, ‘Dicintecelo’, Vivaldi, Cajkofski, ‘Vilhelm Tel’ uvertura- Rosini, ‘Skenderbeu’- Cesk Zadeja, ‘Xhamadani vija vija’, ‘Margjelo’, ‘Uvertura festive’ - Nikolla Zoraqi e të tjera.
Formacioni i harqeve
Në drejtimin e mësueses së shkollës së muzikës Luciana Petani ky është një formacion i rëndesishëm i krijuar kryesisht me femijë nga mosha 6- 12 vjec. Ai ka zhvilluar shumë aktivitete 20 vitet e fundit, kryesisht në qytetin e Fierit.
Ky formacion është aktiv ende sot.
Kori i NISH – prodhimi (ndërmarje shtetërore para viteve ‘90)
Në drejtimin e dirigjentit Jani Tase ky formacion zhvilloi aktivitetin e tij në vitet 1960 deri në fundin e viteve 1980. Ky formacion ishte organizuar në bazë ndermarrjeje por në të mund të merrnin pjesë edhe punonjës të ndermarrjeve afër ‘Nish prodhimit’.
Kori ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore në qytet dhe është vlerësuar me cmime në organizimet e përvitshme të koreve të ngjashëm në gjithë Shqipërinë. Pas privatizimit të ndermarrjes pas viteve 90 nuk kemi më një formacion të tillë.
Asambli ‘Myzeqeja’
Një formacion i cili sot është brenda institucionit të QKF. Asambli i qytetit Fier
fillimet i ka në vitin 1968 me këngëtarët e njohur të qytetit Timo Lule, Lefteri Sillo, Kiu Poro, Sotiraq Hodo.
Sot ky asambël ka një formacion orkestral (fizarmonikë, llahutë, violinë, 2 klarineta, def, daulle) dhe disa këngetarë solistë, gjithashtu dy grupe polifonike cam dhe mallakarstriot.
Ky asambël është vlerësuar me shume cmime kombtare dhe ndërkombtare si dhe është pjesmarrës aktiv në festivalet brenda (Gjirokaster, Berat, Diber etj) dhe jashtë vendit (France, Turqi, Itali etj).
Shënime:
Të dhënat në institucionet zyrtare si Muzeu Historik Fier dhe QKF institucioni që zëvendësoi Shtëpinë e kulturës dhe Shtëpinë e pionierëve Fier janë të pakta. Në këtë material janë shfrytëzuar të dhëna origjinale të këtyre institucioneve si dhe vlerësimeve nga njerëz të cilët janë kontibutore të rëndësishëm në jetn artistike të qytetit ndëe vite.
Materialet video të periudhës së 10- vjecarit të fundit janë kontribut i ‘Gjino production’, më shumë se 300 video me muzike klasike, moderne dhe popullore të shumicës së aktiviteteve të formacioneve muzikore të lartpërmendura.
Institucionet përgjegjëse nuk kanë të dhëna të mjaftueshme digjitale për këtë temë në faqet e tyre zyrtare, prandaj për të kërkuar dhe gjetur të informacione të reja është e vështirë. Zyrtarisht këto institucione janë të interesuara të bashkëpunojnë dhe janë treguar të gatshme për te mundësuar punën në arkivën e tyre.
Comments
Post a Comment